Njihuni me Ashley Biden, vajzën e presidentit të ri të Amerikës

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Koha për të harruar Ivanka Trump dhe për t’u njohur me Ashley-in! Ashley Blazer Biden është vajza e presidentit të ri të Amerikës dhe bota është kureshtare të dijë më shumë rreth saj. Ndonëse së fundmi e ka mbështetur shumë të atin në fjalimet dhe fushatën presidenciale, Ashley Biden, gjithmonë është përpjekur të qëndrojë larg kamerave.

Menjëherë pas fjalimit të fitores të presidentit, syrit të Twitter-it  nuk i shpëtoi vajza e Biden teksa kërcentë pranë familjes së saj.

Ashley është fëmija i 4-ët i Joy-it dhe më e vogla e familjes. Ajo është vajza e vetme e Joe dhe Jill dhe gjysmë motra e Hunter, Beau dhe Naomi Biden. Beau ndërroi jetë në 2015-ën pas një lufte me kancerin ndërsa Naomi vdiq pas një aksidenti tragjik me makinë në 1972-in, kur ishte vetëm 13 muajshe.

Ndonëse nuk dihet ende çfarë roli do të luajë ajo në presidencën e Biden-it, 39-vjeçarja është njohur gjithnjë si filantrope, aktiviste dhe punonjëse sociale.

Ashley është gjithashtu themeluesja e një shtëpie mode të quajtur Livelihood, e hapur në 2017-ën, për të cilën u frymëzua pas vdekjes së Beau, për të krijuar diçka që shkon përtej stilit.

Në qershor të 2012-it, Ashley u martua me Howard Krein të cilin e takoi përmes vëllait të ndjerë. Ai është kirurg i ndërhyrjeve plastike dhe gjithashtu këshillues i mirë i presidentit Biden gjatë fushatës presidenciale.

/Anabel

Të fundit

Putin lëshon 4 bombardues bërthamorë drejt Evropës

Vladimir Putin ka lëvizur të paktën katër bombardues të rëndë Tu-95MS më afër Evropës këtë të hënë, sipas një...

Pse nuk i kuptoj biznesmenët e Shqipërisë

Nga Ben Blushi Njoh shumë nga biznesmenët e Shqipërisë. Janë manipulatorë të admirueshëm. Ata kanë një teknikë marramendëse për të t’i nxjerrë paratë nga xhepi. Me të njëjtën...

Luftrat Bizantino-Normane: Rrethimi i Barit dhe rënia e ndikimit bizantin në Perëndim

Në vitin 1068, Normanët nisën rrethimin gati trevjeçar të Barit – qyteti i fundit i rëndësishëm nën kontrollin bizantin në Italinë jugore. Pas pushtimeve...

Horoskopi ditor, 5 Gusht 2025

Dashi Jeni në një fazë të plotë rikuperimi, pavarësisht ndikimit të kundërt të planetit Mars. Me gjasë mund të shfrytëzoni momentin për t’u rikthyer në...

Dodik sfidon vendimin e gjykatës: Nuk ka zgjedhje, mbetem president

Pas shpalljes së vendimit nga Gjykata Shtetërore e Bosnjë dhe Hercegovinës, e cila e dënoi me një vit burg për mosrespektimin e vendimeve të...

Lajme të tjera

Web TV