Formula 1/ Provat zyrtare dhurojnë të papritura në Turqi, Strolli i pari, ja ku u rendit Hemilton

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Lens Stroll niset i pari në Stamboll, vetëm vendi i 6-të për Ljuis Hemiltonin. Gara e Çmimit të Madh të Turqisë në Formula 1 do të zhvillohet të dielën dhe do të sillet për sportdashësit drejtpërdrejt nga Rrjeti i Radio-Televizionit Shqiptar, duke nisur nga ora 11:00.

Ndërkohë, ka qenë një seancë e çuditshme ajo e provave zyrtare të shtunën, teksa shiu dhe aksidentet në pistën e Stambollit kanë dhuruar një përmbysje të rendit të nisjes që jemi mësuar këtë sezon.

Ka qenë një seancë e çuditshme ajo e provave zyrtare të Çmimit të Madh të Turqisë, teksa shiu dhe aksidentet në pistën e Stambollit kanë dhuruar një përmbysje të rendit të nisjes që jemi mësuar këtë sezon. Kështu, kanë qenë dy makina të skuadrës së “Racing Point” dhe një makinë e “Red Bull”-it që kanë dhënë kohët më të shpejta në mbyllje të një seance kaotike provash zyrtare, teksa Lens Stroll, ka siguruar, për herë të parë në karrierën e tij në Formula 1, nisjen nga vendi i parë në garën e së dielës.

Piloti belgo-kanadez i skuadrës britanike mbërriti në finish me kohën 1 minutë, 47 sekonda e 765 të mijëtat, ndërkohë që Maks Verstapeni ia doli të shmangte turpërimin në këto prova zyrtare, duke marrë vendin tjetër në radhën e parë të nisjes, pasi ishte 290 të mijëtat më i ngadaltë.

Treshen e të parëve do ta plotësojë piloti tjetër i “Racing Point”, Serxhio Perez, ndërsa radhën e dytë të nisjes e plotësoi piloti tjetër i “Red Bull”-it, Aleksandër Albon.

Në atë që ishte një ditë “jo” për skuadrën e “Mercedes”-it, në një seancë provash zyrtare ku dallimin e bëri zgjedhja e gomave në një pistë të lagur, kampioni në fuqi i botës, Luis Hemilton do ta nisë nga vendi i 6-të, në radhën e 3-të të nisjes, krahas pilotit australian të “Renault”, Daniel Riçiardo.

Lexo edhe :  Ancelotti prek në zemër tifozët madrilenë: Pas Realit, nuk kam më...

Vetëm vendi i 9-të për pilotin tjetër të kampionëve të sapokurorëzuar të botës për konstruktorët, “Mercedes”-it, Valteri Botas, me Sebastian Okonin, në vendin e 7-të dhe Kimi Raikonenin në vendin e 8-të, që e ndajnë finlandezin nga kolegu i tij britanik, ndërsa 10-shen e të parëve të nisjes së garës turke nesër, e plotëson Antonio Xhovinaci./l.m/Fjala.al

Të fundit

Agjencia Ruse e Spiunazhit akuzon Serbinë për armatosjen e Ukrainës

Shërbimi i Inteligjencës së Jashtme (SVR) i Federatës Ruse ka akuzuar Serbinë se, “pavarësisht deklaratave se është neutrale”, po...

“Fletërrufenë e Ramës do e shpartalloj në Gjykatë”/Meta nga qelia: Ja pse ndërrova avokat

Presidenti i Partisë së Lirisë, Ilir Meta i ka dhënë përgjigje akuzave të ngritura nga SPAK, të cilat i ka cilësuar si fletë rrufe...

Për gjeneratën Z negocimi i pagës është më stresues se ndarja, sipas studimit

Gjenerata Z është një ndër brezat që ka ndryshuar shumë aspekte, ka thyer cikle dhe në fakt, e ka bërë paksa sfiduese ‘përballjen’ e...

“Kanë lidhje me Partinë Komuniste!”/Departamenti i Shtetit heq vizat për studentët kinezë

SHBA do të revokojë vizat amerikane për studentët nga Kina. Lajmin e ka bërë të ditur Sekretari Amerikan i Shtetit, Marco Rubio në një...

Gabimi më i madh i opozitës, për të cilin edhe unë kam përgjegjësi personale

Nga Rudina Hajdari Rezultati i zgjedhjeve të fundit tregoi më qartë se kurrë më parë se opozita i bëri vetes sërish një autogol të rëndë...

Lajme të tjera

Web TV