Nëntë vende ku nuk duhet të shkoni kurrë pa dezifektant me vete

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Të gjithë e kemi fare mirë të qartë që larja e duarve është mënyra më e sigurtë për të ndaluar përhapjen e baktereve: rreth 80% e tyre përhapen vetëm prej duarve! Pavarësisht se tani më shumë se kurrë përpiqemi të ruajmë higjenën për të parandaluar përhapjen e Covid-19, jo gjithnjë kemi mundësi ta bëjmë siç duhet procesin e larjes së duarve.

Gjatë ditës, shkojmë në shumë vende dhe një pjesë e tyre janë mbartësit kryesorë të baktereve. Prandaj, është shumë e rëndësishme të mbani gjithmonë në çantë një alkool/dezifektant për ta përdorur, aq më tepër nëse ndodheni në një nga vendet më poshtë.

Shënim: Sigurohuni që produktet të jenë origjinale dhe të certifikuara nga Instituti i Shëndetit Publik.

1. ATM

E keni parasysh që për të tërhequr paratë duhet të kryeni fillimisht procesin e zakonshëm. Teksa bëni veprimet (fusni kodin/kartën, etj) duhet të shtypni butonat e pasura me baktere. Të gjithë këto kalojnë në duart tuaja!

Është shumë e rëndësishme që pasi të keni përfunduar të dezinfektoni duart me xhel ose alkool.

2. Transporti publik

Mënyra më e shpejtë dhe më e thjeshtë për përhapjen e virusit është gjendet në transportin publik. Urbanët mbeten një kërcënim për përhapjen e Covid-19, prandaj përpos maskës duhet absolutisht të udhëtoni duke mbajtur me vete një xhel dezinfektues ose alkool.

3. Supermarketet

Përveç faktit që është një vend ku hyjnë dhe dalin shumë njerëz, produktet e ndryshme që shiten në to bëjnë që numri i baktereve të jetë i lartë. Kujtoni që përhapja kryesore e një virusi vjen nga duart, prandaj mos harroni t’i dezinfektoni dhe mos shkoni kurrë për pazar pa një alkool me vete.

Lexo edhe :  Gara për pasardhësin e Papa Françeskut, përse nuk mund të ketë një papë amerikan?

4. Palestra

Njerëzit aty djersijnë, peshqirët s’mund ta dini kurrë sa të pastër janë, e ndërsa pajisjet mbeten kërcënimi më i madh për përhapjen e virusit. Pas çdo ushtrimi dezinfektohuni!

5. Zyra

Vendi i punës është gjithashtu një tjetër vend ku nuk duhet të qëndroni pa mbajtur në çantë xhelin dezinfektues apo alkoolin. Tryeza, mouse-i i kompjuterit apo tastiera janë të mbushura me baktere, prandaj dezifektimi i përsëritur me alkool 100 ml është i nevojshëm.

6. Taksi/makinë

Kurrë mos hipni në një taksi pa patur me vete një antibakterial. Dorezat e dyerve i kanë prekur të tjerë para jush, prandaj rreziku mbetet i lartë.

7. Klinikë mjekësore

Të gjithë pacientët që shkojnë në një klinikë, diçka i shqetëson në shëndetin e tyre. Dikush mund të jetë duke u kollitur/teshtirë dhe padashur infekton sipërfaqet përreth teksa ju jeni në pritje për vizitën me mjekun. Absolutisht s’duhet të qëndroni pa një produkt dezinfektimi me vete, por kujdes çfarë zgjidhni. Për të mos rënë pre e mashtrimeve dhe brenda çdo parametri.

8.Dhomat e hoteleve

Pavarësisht se stafi është kujdesur për higjenën, ju duhet të tregoheni të vëmendshëm. Një alkool 100 ml me spray do t’ju shpëtonte për dezinfektimin e pultit, komedinave apo çdo sipërfaqeje tjetër.

9. Restorantet

Kurrë pa një xhel dezinfektimi me vete!

Të fundit

“E ngjashme me patentën”/ Piloti tregon procedurat për të qenë pjesë e Forcave Ajrore

Sot më 24 prill Forcat Ajrore të Shqipërisë bëjnë 74 vjet që nga krijimi i tyre në vitin 1951....

E krahasojnë me Ronaldon, Benzema thumbon: “Rëndësi kanë trofetë”

Pas fitores 3-2 të Al Ittihad ndaj Al-Ettifaq, skuadra e Karim Benzema ndodhet në vendin e parë të renditjes, me 6 pikë më shumë...

Sinjal për banorët, Estonia do ndërtojë një bazë të re ushtarake në kufi me Rusinë

Estonia planifikon të ndërtojë një bazë ushtarake në qytetin Narva, duke regjistruar lëvizjen e fundit të vendit baltik për të forcuar sigurinë përgjatë kufirit...

“Nxiu” Shqipërinë në PE/ Berisha s’heq dorë nga Fredi Beleri, e merr sërish në mbrojtje

Si Eurodeputeti i Greqisë në Parlamentin Evropian, Fredi Beleri do ti nxinte faqen  Shqipërisë pak muaj me pare, duke thënë se “po dhunon sistematikisht...

Vetëvendosja po dështon të formojë qeverinë, emisari i BE-së zbarkon në Prishtinë

Emisari i BE-së për dialogun Kosovë-Serbi, Peter Sorensen, po qëndron për një vizitë të shkurtër në Prishtinë. Kështu kanë bërë të ditur burime nga misioni...

Lajme të tjera

Web TV