“Nuk jam gay”/ Rrëfehet Zogu i Tiranës: Asnjë femër s’është ndarë e pakënaqur seksualisht nga unë

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Jeta e Hermes Nikaj ndryshoi kur rreth një vit më parë ai u arrestua nga policia, për akuzat “Shfrytëzim prostitucioni” dhe “Prostitucion”.

Pas tre muajsh në burg, ai është momentalisht në masën e sigurisë “arrest shtëpie”.

Në intervistën e tij dhënë për “Bluetooth”, 26-vjeçari tregon sesi ndryshoi jeta e tij, nga një i famshëm i padënuar më parë, në prishjen e imazhit, për një akuzë që sipas tij nuk qëndron.

Prej muajsh në “arrest shtëpie”, si po shkon, si e kalon kohën?

Gjithçka po shkon mirë. Tashmë prej 6 muajsh ndodhem në ‘arrest shtëpie’, i izoluar në apartamentin tim. Kohën e lirë me familjen, pasi momentalisht po jetoj me prindërit. Gjithashtu edhe me vizitat nga miq, kolegë e dashamirës të shumtë. Por edhe me gatime, duke qenë se jam edhe një kuzhinier shumë i mirë.

Mendoni se e gjithë çështja juaj është një padrejtësi që ju është bërë?

Lirshmëria ime e jetesës është përdorur dhe keqpërdorur nga ana e policisë për të iniciuar një vëzhgim dhe më pas një përgjim, me pretendimin se isha duke konsumuar një vepër penale. Unë dua të them se gjithçka ka ndodhur me dëshirë dhe në asnjë rast nuk ka pasur dhunë fizike apo psikologjike, mashtrim, detyrim apo përfitim.

Tani që ka kaluar kohë nga ngjarja, keni diçka për të shtuar?

Dua të shtoj se gjithçka është shtrembëruar dhe hiperbolizuar nga mediat. Theksoj se askush nuk është ankuar apo dëmtuar nga veprimet e mia, apo të bënte kallëzim ndaj meje. Fakti penal për të cilin akuzohem, natyrisht që është pjesë e gjykimit paraprak, ku unë kam dhënë shpjegimet e mia nëpërmjet mbrojtësve të mi ligjorë, por dua t’ju them edhe një herë se nuk kam asnjë lidhje me akuzat që më atribuohen.

Çfarë keni për të thënë për arrestimin tuaj në një hotel në shoqërinë e një tjetër mashkulli?

Lexo edhe :  Enca Haxhia mahnit me një paraqitje elegante në rozë, ndryshe nga herët e tjera

Po, është e vërtetë, jam ndaluar në ambientet e një hoteli së bashku me një mikun tim të njohur prej kohësh dhe pa asnjë interes. Nuk e kuptoj pse duhet theksuar kaq shumë fakti që isha në shoqërinë e një mashkulli. Akoma s’arrij ta kuptoj pse u lakova kaq shumë për këtë fakt!

Është aluduar shumë edhe për prirjen tuaj seksuale; përfundimisht Hermesi, preferon femrat apo meshkujt?

Përfundimisht Hermesi preferon njerëzit. Unë nuk jam gay. Është e ditur publikisht marrëdhënia ime me ish-partneren Angela. Çfarë ka për të dyshuar?! Asnjë femër nuk është ndarë e pakënaqur seksualisht nga unë, ndaj nuk mund të më akuzojnë si gay. Fakti që unë jam tip avangard dhe më pëlqen të eksploroj, nuk ka pse t’i çojë të tjerët në aludime. Orientimi seksual është diçka personale dhe nuk ka pse të trajtohet më si çështje tabu.”, është shprehur ai.

Pa.Va/Fjala.al

Të fundit

Frika nga gjumi post- elekt

Nga Frrok Çupi Kjo që po bën Edi Rama nga njëri qytet në tjetrin, Jug e Veri, ngjan si një...

“Nuk i njohim zgjedhjet”/ Berisha njofton rikthimin e protestave

Kreu i PD Sali Berisha ka deklaruar sërish se opozita nuk i njeh zgjedhjet parlamentare të 11 majit për shkak të shkeljeve të pretenduara,...

Cila ishte paradhoma e nazizmit?

Ideologjia e nazizmit rrjedh nga Shoqëria Thule: inkubatori i Partisë Nacional Socialiste Gjermane, e cila besonte në "detyrën hyjnore" të racave superiore. Në trazirat politike...

Talenti shqiptar firmos me Feyenoord-in, gjiganti hollandez i beson për 3 vite

Mesfushori 15-vjeçar shqiptar, Lorenc Perlala, ka firmosur një kontratë me ekipin holandez të Feyenoord, që do ta mbajë të lidhur me klubin deri në...

Zbulohet ‘foleja’ e prostitucionit në Tiranë/Në pranga tutori 20-vjeçar, në kërkim tjetri

Policia e Tiranës ka arrestuar një 20-vjeçar i cili në bashkëpunim me një kolumbian trafikonin vajza të huaja, kryesisht nga Kolumbia, për t’i shfrytëzuar...

Lajme të tjera

Web TV