Artan Hoxha del nga SPAK: Detyra jonë është të informojmë publikun

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Gazetari Artan Hoxha ka përfunduar dëshminë e tij në SPAK pas publikimit të videos ku pretendohet se shfaqet Lefter Alla duke konsumuar lëndë narkotike. Hoxha mohoi se fshihen arsye politike pas publikimit të videos dhe u shpreh i gatshëm të bashkëpunojë më tej me SPAK.

“I dorëzova materialin filmik prokurorisë. Dhashë shpjegimet e mia për videon. Pres që SPAK të jetë në pritshmërinë e shqiptarëve. Kjo nuk është politike. Nuk më lidhin dot mua me Babale1 apo Babale 2. Unë nuk kam asnjë problem me personin si individ, por me fenomenin. Nuk besoj që ndonjë shqiptar beson se unë dhe Sali Berisha kemi bashkëpunime. Jam i gatshëm për çdo nevojë që do të ketë SPAK, të ndihmoj me informacionin që kam. Nuk vendos unë nëse ka vepër penale por institucionet e drejtësisë. Kemi disa vite që artikulojmë në media, që kemi drejtues të niveleve të larta, që marrim vendime për shqiptarët, nën efektin e lëndëve narkotike. Detyra jonë është të informojmë publikun dhe të jemi syri e veshi për publikun”, tha Hoxha.

Ndërkohë, në ambientet e SPAK ndodhet për t’u marrë në pyetje edhe kryebashkiaku i Bulqizës, i cili mohon vërtetësinë e videos./Fjala.al

Të fundit

Pse rusët kanë fituar gjithmonë në samite?

Nga Federico Rampini, Corriere della Sera Historia është një shenjë e keqe, vetëm disa orë para samitit të Alaskës. Pavarësisht...

Ky është i burgosuri që minutat e fundit të jetës foli veç për një poezi…

Poshtë nënkresës, në spitalin e burgut, Mirash Ivanaj mbante një poezi që ia kishte dhënë dikush dhe që ai donte të shihte dritën e botimit. Një prej...

Drejtuesit mbi 70 vjeç rrezikojnë të humbin patentën për shkak të një testi

Ndryshimet në ligje janë nxitur nga rritja e ndjeshme e aksidenteve të rënda rrugore ku përfshihen drejtues mjeti mbi 60 vjeç. Drejtuesit e mjeteve në...

Dashuria për Coca Cola i solli Guinness, koleksionon mbi 5600 objekte unike

Një fanse e pijeve të gazuara nga Karolina e Veriut rimori një titull në Librin e Rekordeve Botërore Guinness kur koleksioni i saj i...

Si të mbroni telefonin tuaj nga nxehtësia ekstreme këtë verë

Ka gjëra që mund të bëni për të mbrojtur pajisjen tuaj nga nxehtësia e lartë. Pushimet verore kanë mbërritur dhe shumë prej nesh do të...

Lajme të tjera

Web TV