Rama: Spitalet sot si dita me natën në kohën e PD, Shqipëria nuk ka asgjë mangut

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Kryeministri i vendit Edi Rama ka folur nga foltorja e Kuvendit sot lidhur me projektbuxhetin e vitit 2021 ku premtoi edhe një herë për rritjen e pagave në sektorin e  shëndetësisë. Gjatë fjalës së tij ai foli edhe për gjendjen e spitaleve ku bëri një krahasim me kushtet e sotme krahasuar me ato në kohën e Partisë Demokratike ku theksoi se ata ndryshojnë si dita me natën.

Nuk dua të marr shumë kohë, dua të shfrytëzoj këtë pikë të rendit të ditës së Kuvendit, për të nënvizuar aspektet e buxhetit të vitit 2021 për shëndetësinë, e cila zë një vend të veçantë në buxhet, qoftë përsa i takon fuqizimit të mëtejshëm dhe ecurinë e zbatimit të vizionit tonë. Masa të reja që do të qëndrojnë aty përtej vitit të ardhshëm. Qoftë edhe për masat që lidhen me pjesë më vulnerabël të shoqërisë që preken nga Covid-19 dhe ata që hyjnë në kategorinë e familjeve me ndihmë ekonomike.

Në vitin 2021, është edhe rritja më e lartë këto 30 vjet për Shëndetësinë, në një buxhet të shtetit. Nuk ka ndodhur asnjëherë më parë. Shqipëria nuk ka asgjë mangut nga vendet e tjera, siç nuk ka mangut sfidat dhe taksiratet e kësaj sfide, nuk ka mangut asgjë në vijën e mbrojtjes. Parafytyroni që kjo flamë ta kishte gjetur Shqipërinë me spitalet që ne gjetëm kur morëm detyrën. Siç pamë edhe në spitalin e Vlorës, dukej ndryshimi. Është si dita me natën. I tillë është dallimi edhe në QSUT, edhe në Shefqet Ndroqi edhe në spitalet rajonale. Spitalet kishin aparturat e kohës shqiptaro-kineze, sot kanë gjithçka që u duhet”, u shpreh Rama.

Lexo edhe :  Vjosa Osmani: Trump parandaloi një përshkallëzim të mundshëm nga Serbia

Më tej ai i është kthyer edhe njëherë Vlorës në 2014 ku sipas tij kishte vetëm 2, 1 dhe 1 bëjnë 2 aparatura të vjetra, sot gjejmë aparatura që suportojnë në kohë reale trajtimin me oksigjen dhe ventilatorët e nevojshëm për in tubimin e atyre që janë në gjendje  të rëndë.

Në masat e krijueshme që janë të reja dhe do hynë në fuqi në 1 janar përveç investimeve në shëndetësi është dhe nja masë si rritja me 40% për mjekë dhe infermierë. Mbetet në fuqi edhe bonusi i veçantë për ata që shërbejnë në spitalet jashtë vendbanimit të tyre që e bëjnë pagën e mjekut të denjë dhe konkurruese me pagën që do të merrnin nëse do të shkonin jashtë shtetit, ku andej do paguanin dhe taksa më të larta.

Në këtë buxhet ne kemi vazhdimin e një mbështetje që hyn në fuqi në 2021 për ata që trajtohen në kushte shtëpie. Dua të përsëris atë që të plotësoj kërkesën e ekspertëve dhe mjekëve që tu them qytetarëve se duhet ti referohen besnikërisht mjekut të familjes, të gjitha këshillave që marrin nga urgjenca dhe të mos marrin ilaçe dhe të mos shpenzojnë nga buxheti i familjes për të bërë dëm në shëndetin e tyre. Një fenomen që ndodh kudo, jo vetëm në vendin tonë”, tha kryeministri./Bl.Ba/Fjala.al

Të fundit

“Më thonë je çupë!”, Alberti i fyer nga vëllai e kunata: Nuk martohem dot prej tyre!

Vergjinushja është një nënë 76-vjeçare, e vuajtur, e ofenduar dhe e dhunuar nga djali i madh dhe nusja e...

Detyrimet e papaguara/ Nga 21 korriku nis skemë lehtësuese e pagesës së energjisë

Nga e hëna e datës 21 korrik, kompania OSHEE grup do të nis zbatimin e skemës për pagesën me këste të detyrimeve të papaguara...

Zjarr në Mallakastër, ndërhyrja e vështirë prej erës së fortë dhe terrenit të thyer

Një zjarr i përmasave të mëdha ka rënë mbrëmjen e djeshme në fshatin Drenovë të bashkisë Mallakastër. Flakët janë përhapur me shpejtësi, duke përfshirë një...

Shumica e qytetarëve europianë mbështesin rikthimin e Mbretërisë së Bashkuar në BE

Një dekadë pasi deputetët votuan për të mbajtur referendumin që çoi në largimin e Britanisë nga Bashkimi Evropian, një sondazh ka treguar se shumica...

1789 – Marrja e Bastijës dhe shpërthimi i Revolucionit Francez

Më 14 korrik 1789, një ngjarje e jashtëzakonshme tronditi themelet e monarkisë franceze dhe vulosi fillimin e njërës prej periudhave më përcaktuese të historisë...

Lajme të tjera

Web TV