Arben Çejku: Çfarë mendoj për 5 të akuzuarit e UÇK-së në Hagë

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Hashim Thaçi, Kadri Veseli, Jakup Krasniqi, Rexhep Selimi dhe Salih Mustafa janë pesë liderët e ushtrisë çlirimtare të Kosovës. Por çfarë mendon ish-ambasadori Arben Çejku? Gjatë emisionit  HARD TALK NGA ROLAND QAFOKU ai deklaroi:

-Hashim Thaçi, drejtor politik i UÇK është akuzuar për krime kundër njerëzimit, për krime lufte, përfshirë 100 vrasje, zhdukje me forcë, përndjekje dhe tortura duke u përfshirë këtu qindra viktima të njohura.

-Unë do rezervohem vetëm tek ajo që është publikuar nga Haga. Është një aktakuzë shumë e rëndë dhe unë nuk e di se sa fakte kanë ata në dorë. 100 vrasje kalon gati-gati në një lloj genocidi. Ne nuk duhet të hyjmë shumë në këto detaje sepse ne nuk kemi jetuar në Kosovë dhe nuk kemi qenë pjesë e grupit me UÇK-në. Atë që është për ta mbrojtur, ta mbrojmë.

-Ju besoni që Thaçi do dalë i pafajshëm?

-S’mund ta parashikoj këtë.

-Jakup Krasniqi ka lënë më shumë mbresa atje. Zëdhënës i UÇK-së, është akuzuar për përndjekje, burgosje, ndalim arbitrar, akte çnjerëzore, trajtim mizor, torturë, zhdukje me forcë etj.

-Paraqitja më emocionale ishte e Jakupit. Natyrisht si një mik që ka punuar me ta i kam parë në një këndvështrim krejt tjetër, edhe emocional por edhe nga dëshira e mirë për të parë pafajësinë e tyre. Qëndrimi i Jakupit edhe nga emocioni i tij duket që akuzat janë shumë të rënda she shumë monstruoze. Unë besoj te fjalët e tyre sepse këto lloj akuzash i kemi parë të bëra edhe kundër Ramush Haradinajt, dhe i mbetet asaj gjykate për të provuar./Fjala.al/Ke.Ba/

Të fundit

Çfarë po ndodh me të moshuarit, hiqet pensioni i parakohshëm, ja kush preket

Qeveria ka vendosur që të heqë pensionet e parakohshme nëpërmjet reformës së re në skemën e sigurimeve shoqërore, ku...

Dosjet e Doktorit: Si PD ka përdorur drejtësinë për fushatë nga 2013

Nga Ylli Pata Natyrisht që fillimi është rasti Tahiri. Ministri i Brendshëm i PS-së, që edhe sot konsiderohet më popullori dhe që e riktheu policinë...

Migrena te fëmijët në rritje! Pse gjithnjë e më shumë të rinj kanë dhimbje koke?

Pavarësisht a janë dhimbje koke tensioni, të lidhura me stresin, apo migrenë, edhe fëmijët preken prej tyre. Çfarë duhet pasur parasysh gjatë trajtimit të...

“Ju nuk jeni president, duhet të shkoni”/Çfarë i tha djali i Musk presidentit Trump

Videot e djalit të Elon Musk duke u takuar me gazetarët në Zyrën Ovale në Shtëpinë e Bardhë janë bërë virale në rrjetet sociale. Në njërën prej...

Mbi konspiracionin e madh ‘ndaj rreziqeve’ për SPAK dhe drejtësinë e re

Nga Mero Baze Pas rezervave publike të kryeministrit Edi Rama rreth përfshirjes së SPAK dhe GJKKO në politikë me arrestimin e Veliajt, disa parti të...

Lajme të tjera

Web TV