Ish-ambasadori i Shqipërisë në Kosovë Arben Çejku tha gjatë emisionit HARD TALK NGA ROLAND QAFOKU se në procesin special të Hagës ndaj ish-drejtuesve të UÇK-së pritet të jenë 200 dëshmitarë. Ata janë serbë dhe shqiptarë të Kosovës që sipas Prokurorisë do japin dëshmi kundër të pestëve që janë në bankën e të akuzuarve. Sipas Çejkut, janë 70 mijë faqe nga aktakuza që janë siguruar nga prokuroria.
-Ky gjyq ka një numër të madh dëshmitarësh.
-Sa përafërsisht?
-Mbi 200. Janë 70 mijë faqe materiale mesa di unë.
-Dëshmitarët janë serbë dhe shqiptarë?
-Serbë dhe shqiptarë, po. Gjatë vitit 2000, 2001, 2002, 2003 për shkak të rivaliteteve të brendshme politike, ekonomike etj ka pasur akuza kundër njëri-tjetrit edhe publike./Fjala.al/Ke.Ba