Vendi më i korruptuar në Ballkan, OSBE: Shqetësuese prirja negative e Shqipërisë

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Në raportin e fundit të publikuar nga Transparency International, Shqipëria rezulton si vendi më i korruptuar në Ballkan dhe i treti më i korruptuar në Evropë, duke lënë pas vetëm Moldavinë dhe Ukrainën.

OSBE ka reguar për raportin ku Shqipëria ka humbur 7 pozicione nga një vit më parë. Në reagim theksohet se mbetet shqetësuese prirja negative në Shqipëri në luftën kundër korrupsionit.

“Vërejmë me keqardhje vijimin e përkeqësimit të perceptimit publik ndaj korrupsionit në vend, siç dëshmon Indeksi më i fundit i Transparency International, rezultatet e të cilit u botuan sot. Shqipëria shënoi një pikë më pak në krahasim me vlerësimin e vitit 2018, duke humbur shtatë vende në klasifikimin global. Prirja e përgjithshme negative në rajonin e Evropës Juglindore, përfshirë Shqipërinë, sa i përket luftës kundër korrupsionit mbetet shqetësuese”, thuhet në reagimin e OSBE.

OSBE bën thirrje për vazhdimin e reformës në drejtësi dhe realizimin e një reforme zgjedhore sa më gjithëpërfshirëse.

“Në dritën e gjetjeve të Transparency International, Prezenca e OSBE-së u bën thirrje institucioneve publike dhe organeve ligjzbatuese të vijojnë zbatimin e reformës në drejtësi dhe atyre kundër korrupsionit, të sigurojnë integritet dhe transparencë më të madhe institucionale në shpenzimet publike, si dhe të zgjerojnë hapësirën për pjesëmarrjen e shoqërisë civile në monitorim të pavarur.

Meqenëse analiza mbarëbotërore e Indeksit për Perceptimin e Korrupsionit këtë vit thekson nevojën për adresimin e korrupsionit në zgjedhje, përsëritim thirrjen tonë për reformë zgjedhore të plotë dhe gjithëpërfshirëse për zbatimin e rekomandimeve të OSBE/ODIHR-it, përfshirë ato lidhur me financimin e partive dhe të fushatave zgjedhore”, thuhet në deklaratë.

Nga 180 vende të marra në shqyrtim, Shqipëria rendit në vend të 106 sa i përket nivelit të korrupsionit. Të gjithë fqinjët tanë kanë një performancë më të mirë në luftën kundër korrupsionit, ndonëse vihet re një përkeqësim vitin e fundit.

Të fundit

Enigmat mbretërore, shtohet misteri i Varrit të Ledi D

Vera është stina që na kujton Zonjën Diana . Princesha e Popullit lindi më 1 korrik 1961 dhe vdiq...

Nga gulagët sovjetikë te Nobeli, një jetë e shkruar me fjalë që nuk iu nënshtruan kurrë

Nga Leonard Veizi Në historinë e letërsisë moderne, pak figura shfaqen me një kontrast kaq të fortë mes heshtjes së dhunshme dhe fjalës së lirë...

SHBA/ Dronët “postierë”, mjete transporti për dërgesa

Nëse kishit menduar se Inteligjenca Artificiale mund të na marrë vendet e punës, bëhuni gati për një tjetër konkurrent që na vjen nga zhvillimi...

Shqipëria po ‘rrudhet’, numri i lindjeve ra me 7.4% në tremujorin e dytë të vitit

Popullsia e Shqipërisë vijon të bjerë. Në tre muajit e parë të këtij viti janë regjistruar 4982 lindje, duke shënuar një rënie me 7,4%...

FOTO/ Mëngjesi i parë në Delvinë pas një nate mes flakëve…

Pas një nate ferr, edhe pse akoma ka vatra zjarri, pikërisht në mal, ku afrohet me fshatin Kakodhiq, mëngjesi...

Lajme të tjera

Web TV