“Ekziston një kërcënim për botën shumë më i madh se pandemia”

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Kryqi i Kuq ka theksuar se ndryshimi i klimës duhet të shihet si një  katastrofë “në shkallë më të gjerë” sesa koronavirusi, duke treguar nevojën që njerëzit të veprojnë në mënyrë urgjente për të adresuar problemin e madh që po i kanoset botës, pasi nuk ka vaksinë kundër tij.

Ndryshimi i klimës nuk është duke pritur që Covid-19 të vihet nën kontroll, sipas Federatës Ndërkombëtare të Kryqit të Kuq dhe Gjysmëhënës së Kuqe (IFRC) në një raport mbi katastrofat në të gjithë botën që nga vitet 1960.

Sipas organizatës, më shumë se 100 katastrofa kanë ndodhur që nga marsi – kur Organizata Botërore e Shëndetësisë dha lajmin e pandemisë dhe deri në shtator më shumë se 50 milion njerëz janë prekur.

Sigurisht që Covid-19 është këtu, prek familjet tona, miqtë tanë, prindërit tanë dhe është një krizë shumë serioze me të cilën njerëzit po përballen tani,” tha sekretari i Përgjithshëm i IFRC Jagan Sapagin në një konferencë shtypi.

Sidoqoftë, “për mendimin tonë, ndryshimi i klimës do të ketë një ndikim më të rëndësishëm në jetën e njeriut dhe Tokës në një periudhë afatmesme dhe afatgjatë” në krahasim me Covid-19 .

Përveç kësaj, “nëse jemi me fat, ne do të kemi një vaksinë kundër koronavirusit vitin e ardhshëm dhe, nëse gjithçka shkon mirë për disa vite do të jemi në gjendje të trajtojmë efektet e Covid-19”, shtoi ai, duke theksuar: “Fatkeqësisht nuk ka asnjë vaksinë. kundër ndryshimit të klimës”.

Vetëm në vitin 2019, u regjistruan 308 fatkeqësi natyrore, duke vrarë 24,400 njerëz në të gjithë botën. 77% ishin të lidhura me fenomenet meteorologjike.

Lexo edhe :  Ish-kryeministri izraelit sulmon Netanyahu-n: Ai duhet të shkarkohet

Numri i katastrofave klimatike është rritur që nga vitet 1960 dhe duke filluar nga vitet 1990 dhe është rritur me gati 35% çdo 10 vite. Shkalla e katastrofave për shkak të motit ekstrem po rritet gjithashtu, nga 76% në vitet 2000 në 83% në vitet 2010.

Katastrofat ekstreme të motit kanë prekur 1.7 miliardë njerëz dhe kanë vrarë më shumë se 410,000 në dhjetë vitet e fundit, shumica e tyre në vendet me të ardhura të mesme dhe të ulëta.

Përballë kësaj sfide që kërcënon mbijetesën tonë afatgjatë, IFRC i bën thirrje komunitetit ndërkombëtar të veprojë sa më shpejt të jetë e mundur./Bl.Ba/Fjala.al

Të fundit

Zelensky: Fola me Trump, të pranishëm edhe liderët europianë!

Presidenti ukrainas Volodymyr Zelensky ka reaguar i pari pas telefonatës që pati me presidentin amerikan Donald Trump. Ai pohoi shkurtimisht...

Alarm! Qëllohen 5 ushtarë amerikanë në bazën e Xhorxhias

Pesë ushtarë amerikanë u qëlluan në Fort Stewart në bazën e Xhorxhias. Sipas një zyrtari të zbatimit të ligjit dyshohet se u qëlluan nga...

E bujshme! Galliani kthehet te Milani?

Sugjerimi është i fuqishëm, ndez diskutimet mes tifozëve si në rrjetet sociale, ashtu edhe në bar-kafe. Ndoshta krijon të njëjtin efekt edhe në numrin...

Brazili sfidon tarifat e SHBA-së: Duam konsultime me OBT

Qeveria braziliane ka kërkuar zyrtarisht konsultime me Organizatën Botërore të Tregtisë (OBT) në lidhje me tarifat e vendosura nga Shtetet e Bashkuara mbi produktet...

Zjarr masiv përfshin varrezat e Dhërmiut, rrezikohen banesat

Një vatër zjarri ka shpërthyer mbrëmjen e sotme edhe fshatin turistik të Dhërmiut, në Himarë. Sipas informacioneve paraprake, flakët kanë rënë pranë varrezave të fshtatit,...

Lajme të tjera

Web TV