Beograd/ Grenell: Afati për një marrëveshje Kosovë-Serbi është i shkurtër

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Përfaqësuesi Special i Presidentit të SHBA-së për dialogun Kosovë-Serbi pas Prishtinës ka arritur për vizitë zyrtare në Beograd.

Më të arritur atje Grenell ka folur sa i përket dialogut ndërmjet Prishtinës dhe Beogradit, duke theksuar se presidenti i SHBA-së, Donald Trump, nuk do të lejojë që të zvarritet shumë gjatë procesi i arritjes së një marrëveshje ndërmjet Kosovës dhe Serbisë.

Grenell ka pohuar se ka një afat të shkurtër brenda të cilit do të duhet të zgjidhet problemi shumë vjeçar mes Prishtinës dhe Beogradit.

Sikurse në Prishtinë, Grenell ka thënë se Serbia duhet të ndalë lobimin kundër pavarësisë së Kosovës ndërkohë ka thënë se taksa e Kosovës ndaj produkteve me origjinë nga Serbia dhe Bosnja e Hercegovina duhet të hiqet.

I pyetur nëse është optimist që një gjë e tillë mund të ndodhë, Grenell ka thënë se njerëzit e komunitetit të biznesit dhe qytetarët e zakonshëm janë duke pritur progres.

Sipas medias serbe “Blici”, Grenell ka thën: “Njerëzit e dinë që një gjë e tillë duhet të ndodh, por disa politikan janë bllokuar në mënyrën e tyre të vejtët të të menduarit dhe duan të debatojnë për gjithçka. Le të hiqen taksa, dhe unë do të insistojë që Serbia të ndalojë lobimin, kjo duhet të ndodh në të njëjtën kohë. Unë mendoj se jemi afër për ta bërë një gjë të tillë, njerëzit duan të ecin përpara, për ta kapërcyer të kaluarën”.

Të fundit

Izraeli nuk tërhiqet, tanket po përparojnë në Gaza

Forcat izraelite po vazhdojnë ofensivën e tyre në Rripin e Gazës, me tanke që përparojnë drejt korridorit të Moragut,...

Flakët përhapen me shpejtësi në Gramsh, pritet ndërhyrje nga ajri

Gjatë orëve të mbrëmjes të kësaj të diele një vatër zjarri është shfaqur në afërsi të fshatit Sojnik, në Gramsh. Burime për mediat bëjnë me...

Fotot me autorin e vrasjes në Gjilan, reagon për herë të parë Osmani

Presidentja e Kosovës ka shprehur keqardhje për humbjen e tre jetëve në Gjilan dhe përcolli ngushëllime për familjet e viktimave. Ajo u bëri thirrje organeve...

“Joan Gamper”, Barcelona i jep leksione Como-s

Barcelona ka fituar 5-0 ndaj Como në stadiumin “Johan Cruyff”, miqësore e vlefshme për trofeun e përvitshëm “Joan Gamper”. Ishte Fermin Lopez që zhbllokoi...

Arbana Osmani marton vëllain! Fjalimi që na shkriu zemrat

Me emocione, shumë lot gëzimi e një ceremonie të kuruar deri në detajin më të vogël, vëllai i moderatores ikonë të ekraneve shqiptare, Arbana...

Lajme të tjera

Web TV