Moderatori i njohur, Arian Çani ka hapur profilin e tij zyrtar në rrjetin social “TikTok”.
Ai ka vendosur të plotësojë dëshirën e vajzës dhe të publikojë disa video nga përditshmëria, ndryshe nga si e njohim moderatorin i cili është i rezervuar për jetën e tij private.
“Unë s’marrë vesh nga rrjetet sociale dhe Joana sapo më tha duhet të bësh një video ta hedhësh në TikTok se ke vetëm 5 abonentë”, është shprehur Çani duke nisur kështu edhe një sfidë me përdoruesit e këtij rrjeti për të parë se sa followers do të shtohen në profilin e tij.
Kujtojmë që ai ka qenë gjithmonë “i stepur” përsa i përket rrjeteve sociale, madje herë pas here në emisionin “Zonë e Lirë” ka deklaruar se i urren./Bl.Ba/Fjala.al
https://www.tiktok.com/@ariancanitiktok/video/6896187389618752770?referer_url=https%3A%2F%2Fabcnews.al%2F&referer_video_id=6895455456962104577&sender_device=pc&sender_web_id=6892401041950754309&is_from_webapp=1