Kthimi në Kuvend, “Ligjet” rrëzojnë dekretin e Metës për Gjendjen Civile

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Komisioni i Ligjeve ka rrëzuar me 14 vota kundër dekretin e Presidentit Ilir Meta për kthim në Kuvend të ligjit për “Gjendjen Civile”.

Në seancën e sotme të Komisionit të Ligjeve ishte i pranishëm dhe këshilltari i Metës, Bledar Dervishaj që parashtroi arsyet e kthimit të ligjit ndërkohë nga anëtarët e Komisionit vetëm 1 votoi pro dekretit dhe një abstenim.

Presidenti firmosi dekretin për ta kthyer për rishqyrtim, pasi sipas tij ky ligj synon të forcojë pozitat e mazhorancës në disa zona zgjedhore duke transferuar fiktivisht qytetarët.

Sipas tij në dekret shprehet qartë se mazhnoranca kërkon ta përdorë këtë nismë për qëllime politike dhe se në ato zona ku mazhoranca qeverisëse e ndjen veten të dobët politikisht, tashmë pa asnjë kufizim, mund të nxisë lëvizjen apo transferimin e gjendjes civile, në formën e vetëdeklarimit “të vonuar”.

Dhe për presidencën, ky ndryshim ligji nuk mund të bëhet në periudhën zgjedhore pasi do të sillte ndryshimin e numrit të mandateve për çdo zonë zgjedhore.

Por sot, shumica vendosi për rrëzim të dekretit dhe tashmë ai do të kalojë për votim në seancën e ardhshme në Kuvend./Bl.Ba/Fjala.al

Të fundit

‘Palestinezët nuk do të kenë të drejtë të kthehen’/ Trump zbulon planin e tij për Gazën

Presidenti Donald Trump deklaroi se palestinezët në Gazë nuk do të kenë të drejtën e kthimit sipas planit të...

Një milion dollarë për të deshifruar shkrimin enigmatik të Luginës së Indus

Një milion dollarë do të shpërblehen për këdo që mund të zgjidhë enigmën e shkrimit të Luginës së Indus, një nga misteret më të mëdha...

Richard Gere e quan Trump një njeri bullizues: Jemi në një vend shumë të errët në Amerikë

Ndërsa pranoi një çmim për arritje të jetës në Çmimet Goya në Spanjë, Richard Gere shfrytëzoi rastin për të shprehur shqetësimet e tij për...

‘Një martesë, një divorc, një funeral’/Komedia satirike premiere në Korçë

‘Një martesë, një divorc, një funeral’ është komedia satirike që u shfaq për 5 netë radhazi në sallën e tejmbushur të Teatrit të Korçës. Me...

Përparësitë e kopshteve vertikale nuk janë vetëm estetike, ato ulin temperaturën në qytet

Kopshtet vertikale janë një risi (relative) vitet e fundit, ato po shfaqen gjithnjë e më shpesh në lagjet e qytetit tonë dhe ata që...

Lajme të tjera

Web TV