Britania gati për të dalë nga BE, mbretëresha Elisabeth nënshkruan ligjin

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Brexit është bërë zyrtarisht ligj këtë të enjte. Mbretëresha e Britanisë së Madhe, Elisabeth e Dytë, ka nënshkruar projektligjin e Parlamentit britanik për dalje nga Bashkimi Europian.

Nënshkrimi i Mbretëreshës ishte pengesa e fundit në Mbretërinë e Bashkuar, me udhëheqësit e BE që tani të miratojnë zyrtarisht ligjin në një votim të mërkurën e ardhshme, që Britania të lërë bllokun.

Nënkryetari i Dhomës së Përfaqësuesve, Nigel Evans, i ka njoftuar deputetët për aktin e Mbretëreshës.

“Ndonjëherë, ndihej sikur kurrë nuk do të kalonim vijën e mbarimit të Brexit, por ne e kemi bërë atë,” tha kryeministri Boris Johnson.

Ligji është i përgatitur nga kryeministri Boris Johnson, i cili fitoi me një shumicë të madhe zgjedhjet e dhjetorit. Britania e Madhe do të braktisë Bashkimi Europian me datën 31 janar, në ora 23:00. Pas kësaj do të filloj periudha kalimtare, në të cilën Brukseli dhe Londra do të dakordohen për shumë çështje me rëndësi për të ardhmen. Britania e Madhe do të bëhet kështu vendi i parë që largohet nga BE

Të fundit

Pse Milani e refuzoi? Boniface më në fund tregon “sekretin”

Viktor Boniface ka thyer heshtjen dhe për herë të parë ka zgjedhur të flasë hapur për transferimin e tij...

Erion Braçe ngre alarmin: Shqiptarët po mashtrohen

Ndryshe nga 3 dekada më parë, në vitin e mbrapsht 1997... sot shqiptarët po mashtrohen nga “firmat piramidale në internet”. Ato që joshin për...

Zelensky nuk sheh “tryezë” me Putin

Çdo takim midis presidentëve rusë dhe ukrainas duhet të jetë “i përgatitur mire”. Zëdhënësi i Kremlinit, Dmitry Peskov, e theksoi këtë, duke nënkuptuar se...

Tensione diplomatike, Kopenhageni akuzon Trumpin për “operacione sekrete”

Ministria e Jashtme daneze ka thirrur të ngarkuarin me punë të SHBA-së, diplomatin më të lartë në ambasadën amerikane në Kopenhagen, pasi një raportim...

Situata në Gaza, prifti: 450 refugjatët e kishës Sacra Famiglia, në gjendje dramatike

Mesazhi i fundit nga prifti Gabriel Romanelli titullohet qartë: “Të qajmë dhe të lutemi”. Në qytetin e Gazës, situata është dramatike, dhe Parrochia e...

Lajme të tjera

Web TV