Bonusi i bebes, Manastirliu: Mbi 28 mijë të porsalindur kanë përfituar nga janari

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Ministrja e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale Ogerta Manastirliu, ka bërë të ditur përmes një postimi në Facebook, se 28,813 të porsalindur kanë përfituar nga Bonusi i Bebes nga muaji janar i vitit 2020.

Nuk e kemi ndalur për asnjë moment mbështetjen për familjet e reja që gëzohen me fëmijë, edhe në këtë vit të vështirë. Nga Janari, 28,813 të porsalindur kanë përfituar bonusin e bebes”, thotë Manastirliu.

Më tej ministrja e shëndetësisë shkruan se me buxhetin e vitit 2021 do të vijojë mbështetja për familjet e reja.

“Siç jemi zotuar, me buxhetin e ri 2021 mbështesim me 2 miliardë lekë familjet e reja: 40,000 lekë për fëmijën e parë; 80,000 lekë për fëmijën e dytë; 120,000 lekë për fëmijën e tretë”, shton Manastirliu./Bl.Ba/Fjala.al

Të fundit

Ukraina ngre alarmin: Rusia kreu sulmin më të madh me dron që nga fillimi i pushtimit

Ukraina thotë se Rusia ka nisur sulmin e saj më të madh me dronë që nga fillimi i pushtimit...

Berisha takon Presidentin e IDU në Bruksel: E njoha me farsën zgjedhore

Kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha, ka zhvilluar një takim ditën e sotme me Presidentin e IDU-së, Stephan Harper, në Bruksel. Lajmin e ka bërë...

Mori rreth 23 mijë vota, Gonxhe: “Nuk kam detyruar askënd”

Një ndër njerëzit që u votuan më së shumti në zgjedhjet e 11 Majit ka qenë ministri Blendi Gonxhja. Mbi 22800 qytetarë të Tiranës...

Papa Leoni XIV shkeli protokollin! Pse nuk lejohet përqafimi i vëllait?

Nën qiellin e hapur të Sheshit të Shën Pjetrit dhe përballë një turme prej qindra mijëra besimtarësh dhe liderësh botërorë, Papa Leoni XIV ka...

Putini po pengon bisedimet e paqes për të bërë përparime në fushëbetejë

Vladimir Putin po angazhohet për të dëmtuar negociatat e paqes dhe do të pranojë vetëm "kapitulimin e plotë të Ukrainës", sipas një grupi kryesor...

Lajme të tjera

Web TV