Analisti i njohur Frrok Çupi deklaron se e vetmja frikë e situatës parazgjedhore është të mos zgjidhen vrasësit. I ftuar në emisionin HARD TALK NGA ROLAND QAFOKU, Çupi tha Se situata politike në vend është e qetë dhe se kjo të krijon një frikë se mos duke u afruar data e zgjedhjeve zgjohen vrasësit.
-Çfarë po ndodh në Shqipërinë politike 5 muaj përpara zgjedhjeve?
-Me të vërtetë ka mbetur pak kohë për të shkuar në ditën e zgjedhjeve. Ndryshe nga herët e tjera nuk kemi një zjarr elektoral akoma. Vijmë nga dy beteja shumë të mëdha. Është tërmeti i vitit të kaluar dhe pandemia e koronës e cila është kaq e rrezikshme për gjithë botën. Si po përballohen këto? Ky bilanc do të jetë ai i cili mesa duket do vendoset dhe ditën e zgjedhjeve. Kjo është pamja e parë e një pragu të fushatës së zgjedhjeve. Pamja e dytë është se ne vijmë si një pjesë e bashkësisë ndërkombëtare dhe si lavjerrësa të kësaj situate, por ndërkohë në botë po ndodhin gjëra që nuk kanë ndodhur kurrë. Për dikë në Shqipëri lexohet si pasiguri, për dikë tjetër si mungesë e patronazhit dhe për dikë tjetër si një pritshmëri se çfarë do të ndodhë realisht. Zgjedhjet në SHBA por edhe një lloj shthurjeje dhe dobësimi maksimal në BE dëshmojnë se Shqipëria ka vështirësi shumë të mëdha për të përballuar situatën e brendshme. Kjo varet shumë të paktën nga politika, nga frazeologjia politike, të paktën nga fjala, nga aleatët ndërkombëtarë. Pamja e tretë çfarë është në prag të zgjedhjeve është se kemi një situatë paqësore. Akoma nuk janë zgjuar dhe shpresoj të mos zgjohen vrasësit, të mos zgjohen kriminelët të cilët bëjnë namin në kohë fushate, sepse kështu ka ndodhur gjithmonë. Është krijuar një situatë ekuilibri dhe mbytëse për pjesën negative të shoqërisë. Jetojmë në stabilitet dhe normalitet si gjithë vendet e tjera. /fjala.al/Ke.Ba