Analisti i njohur Frrok Çupi bën profilin politik të Lulzim Bashës. I ftuar në emisionin HARD TALK NGA ROLAND QAFOKU e cilëson atë një aktor që luan rolin e tij.
-Si mund ta përshkruani zotin Basha?
-Besoj se kryetari i opozitës Lulzim Basha është një aktor, një aktor jo i keq. Shumë njerëz edhe në rrugë, edhe në politikë, edhe në media e konsiderojnë një lolo. Unë nuk e konsideroj kështu. E konsideroj një aktor që luan rolin e lolos. E luan shumë bukur. Domethënë, është në dorën e doktorit, në dorën dhe të dikujt tjetër kam përshtypjen, ndoshta dhe vetë doktori është në dorën e dikujt tjetër, ose ka qenë gjatë gjithë kohës, nuk jam i sigurt, por Lul Basha luan shumë bukur rolin e njeriut që nuk bën asgjë dhe që bën gjithçka nëpërmjet të mos bërit asgjë. Ai ka që nga viti 2000 dhe deri më sot që ka hyrë në atë enë. Pse u dashka Zoti të ribëjë Lul Bashën? Zoti e bën një tjetër nga e para. Se që ta nxjerrë nga ena e vet Lulin, është një mundim i madh për Zotin. Kështu që Luli nuk funksionon dot më siç e përfytyrojnë njerëzit. Unë çuditem pse e fajësojnë. Nuk duhet fajësuar. Asnjë mundësi s’ka, asnjë të drejtë s’ka, asnjë vizion, s’ka asnjë punë. Luli është për të mbajtur derën hapur dhe për të përjashtuar njerëzit që i thotë doktori.
-Atëherë i bie që e mbyll derën.
-Partia Demokratike nuk është më partia Demokratike. Luli nuk është djalë i keq, është djalë shumë i mirë. Ai bën për një lloj partie por e akuzojnë kot së koti duke i thënë ky është fajtori për prishjen e PD. Fajtori është doktor Berisha. Luli është një dembel, nuk bën gjëra Luli, nuk mund të bëjë.
Kalojmë te elementi i përpilimit të listave. Është një element shumë i rëndësishëm i PD. Unë jam i predispozuar për ta besuar PD. Jam pjesë e saj, nuk kam qenë kurrë anëtar i ndonjë partie tjetër. Fakti që përjashtoheshin disa nga themeluesit më ka dhembur. Duke qenë përballë një force kaq të madhe, unë me naivitet mendova se këtë gjë e ka bërë Berisha për ta përsosur PD. I besova legjendës. Por u zhgënjeva sepse nuk u forcua PD, e dyta perceptova ë vonë se këto ishin bërë më dorën e Berishës. Dhe naiviteti i tyre, iu sulën Bashës. Trokasin tek pragu që të dëgjojë dera. /fjala.al/Ke.Ba