“A je i virgjër?” Ana Lleshi vë në siklet Maris Likën për marrëdhëniet seksuale

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

“Ti, a je i virgjër?”, kjo ishte pyetja që konkurrentja, Ana Lleshi i bëri dje në emision Maris Likës, e cila ndezi studion e “Përputhen”.

Nisur nga ndrojtja e Marisit në takimin me Sindi Locin ( hyrja e së cilës bëri shumë zhurmë pasi deklaroi se ishte e virgjër), Ana dhe Melisa e pyetën rreth eksperiencave seksuale që ka pasur, bisedë në të cilën u përfshi edhe opinionisti Arjan Konomi.

Nga ana tjetër, Marisi pranoi se ka pasur marrëdhënie me vajzat, por lidhje serioze ka pasur shumë pak.

Gjithashtu, ai e cilësoi Sindin “një barrierë”, sepse fakti që ajo nuk kishte pasur marrëdhënie intime me një mashkull më parë, e bënte të ndihej pak i frikësuar.

Pjesë nga biseda:

Ana Lleshi: Unë dua të ndalem tek pjesa e virgjërisë që ne qeshëm, por në fakt nuk është aq shumë për të qeshur, sepse mua më duket se Marisi nuk ka pasur kurrë marrëdhënie seksuale. Mos je vërtetë i virgjër?

Marisi Lika: Vajzat e virgjëra më trembin pak, jo se nuk kam pasur marrëdhënie. Më trembin se si e mendojnë, sa hapa duhen për të kaluar në atë pjesë, duan më shumë siguri, janë më të stepura. Unë kam pasur eksperienca në lidhje me vajzat, por mund të them që kam pasur shumë pak lidhje serioze. Të tjerat mund të kenë qenë vetëm flirte që kanë zgjatur shumë pak.

Ana Lleshi: Eksperiencat e tua seksuale, kanë qenë të pakta apo të shumta? Se më hëngre…

Marisi Lika: E lamë atë pjesë, po flisnim për lidhjet… Unë vetëm një vajzë kam pas të virgjër dhe si eksperiencë ishte shumë e bukur.

Melisa Lleshi: Jo nuk e lamë, derisa të japësh një përgjigje. Të paktën, unë jam kurioze. Ke pasur eksperienca apo jo? Se s’do rri të të mësoj ty unë…

Lexo edhe :  Çifti i parë në Big Brother VIP? Dy banorët përqafime të “nxehta” poshtë jorganit

Elvis Lushi: Ju na keni kryqëzuar neve, se është pyetur një vajzë sa marrëdhënie ka pasur më përpara, Tani, më çfarë guximi e pyet tjetrin publikisht sa marrëdhënie seksuale kë pasur? Ç’është ky skandal i dyfishtë?

Ana Lleshi: Unë nuk i thash se sa si shifër…

Elvis Lushi: I the sa herë ke bërë seks. Ishte troç fare pyetja. Të ma bësh mua, unë ofendohem shumë rëndë. Nuk kam pse e them publikisht.

Ana Lleshi: Nuk ishte pyetje ofenduese, pyetja në bazë të klipit që pamë. Pamë një djalë të stepur, që ka frikë të thotë një fjalë.

Elvis Lushi: Shumë dakord. Si do ndiheshe ti sikur unë të të pyes kë pas shumë apo pak seks?

Ana Lleshi: Më pyet!

Elvis Lushi: Po pse të të pyes?! Është diçka që s’është interes në publik sa seks ke pasur ti në jetën tënde.“Ti, a je i virgjër?”, kjo ishte pyetja që konkurrentja, Ana Lleshi i bëri dje në emision Maris Likës, e cila ndezi studion e “Përputhen”./Bl.Ba/Fjala.al

Të fundit

BE “hakmerret”ndaj Orbanit, i bllokon 1 miliard euro fonde

Hungarisë i janë mohuar edhe zyrtarisht fondet e Bashkimit Evropian në vlerë të 1 miliard eurove për shkak të...

Nën shoqërinë e bashkëshortes, ja si e festoi Trump Vitin e Ri!

Pamje nga festa e Vitit të Ri, e organizuar nga presidenti i zgjedhur i SHBA, Donald Trump, janë bërë virale në rrjetet sociale, falë...

Banori i Big Brother pranon live se është homoseksual

Një deklaratë e fortë është dhënë këtë të shtunë në prime-n e Big Brother VIP 4. Bernardi ka shprehu orientimin e tij seksual, pas një...

Horoskopi ditor, 2 Janar 2025

Dashi Kjo ditë do të jetë e mbushur me nervozizëm, ku bëni mirë që të mendoheni para se të flisni, në mënyrë që të shmangni...

Viti 2024 shënoi ulje të pagesave për menaxherët e futbollistëve

Pas një rekordi të vitit 2023, fitimet e menaxherëve të futbollistëve në mbarë botën janë ulur. Shuma totale që klubet shpenzuan në vitin 2024...

Lajme të tjera

Web TV