Vrasja te Astiri/ 29 vjeçari tregon se përse e ekzekutoi shokun e tij

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Autori i vrasjes së 28-vjeçarit Vilson Tafçiut, ka rrëfyer të gjithë krimin e ndodhur në një nga zonat më të populluara në zonën e Astirit në Tiranë.

29-vjeçari, Noel Dishi, në dëshminë e tij para uniformave blu ka thënë se nuk ka dashur ta vrasë shokun e tij, por e kishte bërë pasi ky i fundit e kishte sharë nga nëna. Dishi ka thënë se pas krimit është larguar duke u fshehur në një hotel në Kavajë.

Me Vilsonin ishim shokë prej vitesh. Nuk kam dashur ta vras. Te hënën shkova tek artisti për ta takuar. Nuk kam pasur si qellim ta vras. Unë lëvizja gjithmonë me armë me vete. Kur e takova ai më shau nga nëna. U ndjeva shume i ofenduar për shkak të marrëdhënies që kishim pasur. Unë e kam marrë në shtëpi nuk duhet ta thoshte këtë gjë. U nervozova dhe e qëllova. Pas krimit jam larguar dhe kam qëndruar në një hotel në Kavajë. Jam shumë i penduar për krimin e kryer”, ka thënë i riu para policëve, raporto BW.

Megjithatë, autori i krimit nuk ka dhënë detaje se përse është prishur miqësia mes tij dhe viktimës. Për këtë ai ka thënë se do të flasë në një moment tjetër, pasi aktualisht ai ndodhet në gjendje të rënduar psikologjike./Fjala/

Të fundit

DEA thirrje qytetarëve: Na informoni për trafikun e drogës dhe pastrimin e parave

Ambasada e SHBA-së në Tiranë ka bërë me dije se linja e sinjalizimit të Agjencisë së SHBA kundër narkotikëve...

Kuvendi rinis punimet/ Të enjten e ardhshme seanca e parë pas zgjedhjeve

Pas një mungese të gjatë, të enjten e ardhshme deputetët do t’i drejtohen Kuvendit të Shqipërisë për seancë plenare. Urdhri për mbledhjen e Kuvendit në...

Berisha duhej të jepte dorëheqjen! Nëse s’ka reflektim, PD do kthehet në parti familjare!

Deputetja e Partisë Demokratike, Flutura Açka, në një intervistë për Report Tv, ka komentuar zhvillimet pas zgjedhjeve parlamentare të 11 majit, duke ngritur akuza...

Gjyqi për vrasjen e Martin Canit, babai i Luis Meçes përplaset me prokuroren

Ditën e sotme në Gjykatën e Tiranës është zhvilluar seanca gjyqësore për vrasjen e të miturit Martin Cani, i cili u vra nga bashkëmoshatari...

Sali Llumi!

Edison Ypi Sali Llumi dhe dhëndrri budalla nuk lënë rast pa dëshmuar çfarë fundërrinash janë. Gjithë jetën, unë, vëllai im, dhe miqtë tanë, mendjen e kemi...

Lajme të tjera

Web TV