Vllaznia, trajneri Brdariç: Tirana, ndeshja e radhës, asgjë më tepër për ne

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Besim dhe optimizëm në kampin shkodran për ndeshjen e së shtunës me Tiranën. Kjo gjë është shprehur edhe në deklaratën e trajnerit Tomas Brdariç gjatë konferencës së sotme për shtyp ku është shprehur i sigurt për një paraqitje solide.

“Sigurisht e njoh dhe e ndjej rëndësinë e kësaj ndeshje, – ka deklaruar gjermani. – Ne duhet të përqendrohemi në gjërat thelbësore dhe mos të shikojmë të kaluarën.”
Po cila është gjendja e skuadrës? “Është shumë e mirë dhe me shumë besim, – është përgjigjur kreu i stolit kuqeblu. – Ne po punojmë shumë fortë për të arritur objektivat tona. Fokusi jonë është te ndeshja e nesërme dhe duhet të jemi të thjesht pasi luajmë ndaj kampionëve të Superligës e për këtë arsye jemi shumë të motivuar.”

Shumë kanë sugjeruar se kjo është prova e parë e vërtetë për Vllazninë këtë sezon, por Brdariçi nuk mendon kështu. “Jo nuk e mendoj kështu, thotë ai. – Ne e kemi nisur mirë kampionatin dhe jemi të fokusuar te ndeshja e nesërme. Çdo ndeshje për ne ka specifikën e vetë dhe kjo për ne është thjesht ndeshja e radhës. E di që për Shkodrën kjo nuk është një ndeshje e zakonshme.”

Vllaznia nuk ka frikë nga kjo ndeshje, teksa trajneri i saj thotë: “Kemi shumë respekt për Tiranën, por jo frikë. Ne jemi përgatitur shumë mirë, kam një ndjesi të mirë dhe kam besim se do të marrim 3 pikë në këtë sfidë. Ne duhet të vazhdojmë të punojmë shumë pasi nesër luajmë ndaj kampionëve në fuqi dhe duhet të kënaqemi për këtë takim.”

Dhe, së fundmi, a do ta quante barazimin dështim me Tiranën? “Ne luajmë për 3 pikë dhe nuk futemi në fushë se çfarë ndodh pas ndeshjes, – ka deklaruar Brdariçi. – Do të jetë një ndeshje e fortë dhe unë e njoh Tiranën. Kemi edhe një ditë kohë deri nesër dhe do të jemi të motivuar e të përqendruar. Nuk kemi përse të flasim shumë, por duhet të tregojmë në fushë.”

Lexo edhe :  E bujshme! Real Madrid dhe PSG këmbejnë dy yje në merkato

Pa.Va/Fjala.al

Të fundit

U shpëtoi jetën turistëve/ Gjendet trupi i pajetë i kapitenit

Mëngjesin e sotëm është gjetur trupi i pajetë i kapitenit A.Anamali i cili u mbyr në liqenin e Shkodrës...

Trump njofton një tarifë shtesë prej 50% për bakrin e importuar në SHBA

Presidenti amerikan Donald Trump njoftoi mbrëmjen e së mërkurës synimin për të vendosur një tarifë shtesë prej 50% mbi importet e bakrit, duke filluar...

Sulmi nga Houthi-t në Detin e Kuq/ Vazhdojnë kërkimet për të zhdukurit

Vijojnë operacionet e kërkim-shpëtimit për anëtarët e ekuipazhit të anijes tregtare “Eternity C”, e cila u godit dhe u fundos në Detin e Kuq...

“Travel and Tour World”: Vizitoni vendpushimin luksoz përgjatë vijës bregdetare të Jonit

Kompania “MGallery Collection” ka prezantuar hotelin e saj të parë në Shqipëri, “Green Coast Hotel”, një vendpushim luksoz bregdetar i vendosur përgjatë vijës bregdetare...

1212 – Zjarri i Madh i Londrës që shkrumboi qytetin mesjetar

Në vitin 1212, Londra u përfshi nga një zjarr katastrofik, i cili konsiderohet një nga më të mëdhenjtë dhe më shkatërruesit në historinë e...

Lajme të tjera

Web TV