Elbasan/ Balla takim me bizneset e vogla: Është çliruar plotësisht nga tatim-fitimi dhe TVSH-ja

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Nisma fiskale që hyn në fuqi më 1 Janar 2021 për zerimin e tatim fitimit për bizneset deri në 14 milion lekë, dhe e TVSH për çdo biznes deri në 10 milion lekë, është një çlirim për sipërmarrjen.

Kryetari i Grupit Parlamentar të Partisë Socialiste Taulant Balla i shoqëruar nga kryetari i Bashkisë Elbasan, Gledian Llatja zhvilloi disa takime me bizneset e vogla të rrugëve tregtare të Elbasanit.

Sipas Ballës, biznesi i vogël në vend është çliruar plotësisht nga tatim-fitimi dhe TVSH-ja, duke i dhënë një frymëmarrje të re aktivitetit të tyre të përditshëm.

Edhe pse ishte një vit mjaft i vështirë, jo vetëm për biznesin dhe të punësuarit, për gjithë Shqipërinë, kemi arritur përmes masave lehtësuese të zbusim efektet e kësaj krize, që ka mbërthyer gjithë globin”, tha Balla.

Për përfaqësuesit e bizneseve, një ndihmesë e madhe ishte paga e luftës për të cilën falenderuan qeverinë, por edhe Bashkinë e Elbasanit, e cila gjithashtu fali disa taksa dhe uli disa të tjera për t’u ardhur në ndihmë këtë periudhë.

Në kushtet kur numri i të prekurve rritet çdo ditë, numri dy i PS, Balla kërkoi një rritje të ndërgjegjësimit për ruajtjen e masave mbrojtëse, pasi askush nuk do të donte një mbyllje të dytë, e cila do të sillte dëme kolosale.

Këto takime me biznesin synojnë gjithashtu informimin me ndryshimet e fundit ligjore të cilat hyjnë në fuqi nga 1 Janari i vitit 2021. Sa më sipër: Subjektet me të ardhura 0-8 milionë lekë paguajnë 0% TVSH; subjektet me të ardhura 0-14 milionë lekë, 0% tatim fitim. Bizneset vlerësuan këtë masë lehtësuese e cila do të ndihmojë, jo vetëm administratorët e bizneseve, por do të ndikojë në rritjen e pagave të punonjësve./Bl.Ba/Fjala.al

Të fundit

Rama nga Vlora: Ka ikur koha e deputetëve që dilnin pak në terren

Kryeministri Edi Rama, gjatë takimit në Vlorë, paralajmëroi edhe deputetët, teksa tha se ka ikur koha kur ata shfaqeshin shumë...

Prej rreth 2 vitesh në “Arrest shtëpie”, lirohet Jamarbër Malltezi

Lirohet Jamarbër Malltezi. Sipas mediave, shfuqizohet masa “arrest ne shtepi”, kundrejt një garancie pasurore prej 3 mln lekesh./kb

Kryemadhi del nga SPAK: 240 mijë dollarë për veshje? Këto i thotë Tedi Blushi

Monika Kryemadhi ka dalë nga ambientet e SPAK ku ajo u paraqit për të zbatuar masën e sigurisë “detyrim paraqitje”, ndërsa u ndal për...

1770 – Beteja e Largas: një përplasje vendimtare në luftërat ruso-osmane

Më 7 korrik 1770, në brigjet e lumit Larga në Moldavi (në territorin e sotëm të Moldavisë dhe Rumanisë), ndodhi një përballje madhore mes...

Marrëveshja e Brionit, fundi i luftës 10 ditore dhe nisja e shpërbërjes së Jugosllavisë

7 korrik 1991 Më 7 korrik 1991, në ishullin Brioni të Kroacisë (në atë kohë pjesë e Jugosllavisë), u arrit Marrëveshja e Brionit, e...

Lajme të tjera

Web TV