Dhunonte dhe kërcënonte me vrasje bashkëshorten, arrestohet dibrani

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Një 46-vjeçar është arrestuar nga Policia e Dibrës pasi ushtronte dhunë ndaj bashkëshortes dhe e kërcënonte me vrasje. Në pranga ka rënë shtetasi E. P., 46 vjeç, banues në Dibër.

Shërbimet e Komisariatit të Policisë Dibër pas informacione të marra se një shtetas ushtronte dhunë në familje, kanë organizuar punën dhe falë ndërhyrjes së shpejtë e profesionale kanë bërë të mundur parandalimin dhe përshkallëzimin e mëtejshëm të dhunës.

Gjatë kontrollit të banesës së shtetasit E. P., u gjet dhe u sekuestrua një armë zjarri automatik dhe disa fishek, më të cilën kishte kanosur për vrasje bashkëshorten e tij.

Materialet procedurale do t’i referohen Prokurorisë Dibër për veprat penale “Armëmbajtja pa leje”, “Dhunë në familje”./Bl.Ba/Fjala.al

Të fundit

Murseli deklarohet sërish i pafajshëm për vrasjen e Liridona Ademajt

Në Gjykatën Themelore të Prishtinës ka nisur seanca e shqyrtimit gjyqësor të rastit së vrasjes së Liridona Ademajt, 30-vjeçares...

Historia e transplantit të parë të zemrës

Kur Christiaan Barnard transplantoi zemrën e parë më 3 dhjetor 1967, - dhe vendosi zemrën e një gruaje 25-vjeçare në trupin e një burri...

“Zgjedhjet ishin të konkurueshme”/ Flet analisti: Polarizimi e ka emrin Sali Berisha

Analisti Arben Meçe komentoi qëndrimin e ndërkombëtarëve lidhur me zgjedhjet e fundit elektorale në vend. I ftuar në një studio televizive Meçe tha se...

S’janë fëmijët e Danimarkës ata që se përballojnë debatin për Gazën. Janë politikanët

Duke ndaluar një debat shkollor mbi sovranitetin palestinez, udhëheqësit tanë kanë zbuluar se çfarë vendi po bëhemi Rune Lykkeberg* Në Danimarkë, na pëlqen të mendojmë se...

Etna, vullkani spektakolar 3500 vjeçar me 200 shpërthime por pak viktima

Faqja e njohur elektronike që i përket revistës italiane “Fokus”, ka postuar një shkrim për shpërthimin e vullkanit Etna, me këtë titull: “Shpërthim spektakolar...

Lajme të tjera

Web TV