I zbuluan “mesazhet private”, reagon Bora Zemani

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Moderatorja e njohur, Bora Zemani është kthyer në kryefjalën e mediave rozë. Shkak janë bërë disa biseda, ku sipas komentuesve të ndryshëm, moderatorja i ka kërkuar një personi të saj të njohur të mbyllë një profil në “Instagram”.

Në screenshoot-et e postuara, ajo shprehet se personi në fjalë po i prish punë produksionit të “Për’puthen”, duke zbuluar të shkuarën e konkurrentëve.

Mirëpo, duket se Bora nuk e ka pritur këtë situatë të krijuar dhe ka reaguar përmes një postimi në “Instagram”. Ajo e ka konsideruar të gjithë këtë një manipulim dhe mesazhet false.

Sapo më erdhën foto të disa mesazheve në insta, që gjoja unë paskam shkëmbyer dhe kërkoj të mbyllin një faqe. Sa parazitë janë këta njerëz që kanë aq shumë kohë për të bërë një montazh të tillë.

E kuptoj qëllimin se doni followers edhe ju të shkretët, ndaj nuk po ju bëj tag se mjaft morët vetëm nga ky montazh, por neveritem kur përmenden në gjëra kaq bastarde njerëzit e mi. Një gjë është e sigurt: Nuk do harxhoja kohë të mbyllja faqe injorantesh.

Mjaftohem me një bllok që i bëj nga profili im për të mos më dalë përpara syve. (Jo këto faqe që as e dija se ekzistonin) injoranca dhe ligësia fatkeqësisht nuk zhduken duke i zhdukur adresat e rrjeteve sociale. Kështu që bëni qejf në llumin që jeni”, ka shkruar moderatorja./Bl.Ba/Fjala.al

Të fundit

Toni Kroos kritikon Bayernin: Duhej ta blije atë lojtar, është klas botëror!

Enzo Millot. Ky është lojtari, i cili sipas Toni Kroos duhej të blihej nga Bayern. Ish-kampioni i botës ka...

90 minuta larg historisë, Shkëndija triumfon me përmbysje ndaj Ludogorets

Shkëndija e Tetovës ka korrur një fitore historike përballë Ludogorets. Kuqezinjtë e drejtuar nga Jeton Beqiri fituan me përmbysje në sfidën e parë, të...

Fenomen i rrallë, Hëna e zezë do të shfaqet këtë fundjavë

Një fenomen i rrallë që ndodh gjatë fazës së hënës së re do të shfaqet këtë fundjavë. Ai quhet 'Hëna e zezë', pasi hëna...

9 gjëra që nuk duhet t’ia lini kurrë ChatGPT t’i bëjë për ju

Inteligjenca artificiale sigurisht që na e ka bërë jetën e përditshme më të lehtë, duke marrë përsipër detyra që i konsiderojmë të lodhshme ose...

Cila këngë e Dua Lipës tejkaloi një miliard klikime në YouTube?

Hiti i Dua Lipa-s, “Levitating” vazhdon të ngjitet në majat e suksesit. Videoja ka kaluar tashmë shifrën e një miliard shikimeve në YouTube. Ky...

Lajme të tjera

Web TV