Gurët mbi qendrën shëndetësore/ Manastirliu: Akt i frymëzuar nga gjuha e urrejtjes, mjekët meritojnë mirënjohje

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Ministrja e Shëndetësisë, Ogerta Manastirliu ka reaguar pas sulmit me gurë që i është bërë qendrës shëndetësore në Lagjen Skënderbej në Elbasan.

Manastirliu shprehet se e dënon me forcë këtë akt të dhunshëm që sipas saj frymëzohet prej gjuhës së palogjikshme të urrejtjes, që po përdoret këto kohë kundër bluzave të bardha.

Manastirliu thotë se secili mjek dhe infermier ndryshe nga ky reagim, meriton sot mbështetje.

“Gurët e hedhur sot mbi qendrën shëndetësore në Lagjen Skënderbej në Elbasan, të cilën vetëm pak muaj më parë e rindërtuam me standardet më të mira pas braktisjes prej 4 dekadash, janë një akt agresioni kundër institucioneve jetëshpëtuese, të frymëzuar prej gjuhës së palogjikshme të urrejtjes, që po përdoret këto kohë kundër bluzave të bardha.

Dënoj me forcë këtë akt të dhunshëm, dhe mbështes me forcë punën e çdo mjeku e infermieri që shërben me përkushtim në këto kohë të vështira, në çdo cep të Shqipërisë.
ministrja.

Bluzat e bardha meritojnë mirënjohjen tonë dhe jo dhunën verbale të kujt ka humbur busullën”, shkruan ministrja.

Qendra e re shëndetësore në Fushë Mbret të Elbasanit, është sulmuar me gurë ditën e shtunë duke shkaktuar dëme materiale.

Pa.Va/Fjala.al

Të fundit

Dielli ynë mund të ketë pasur dikur një binjak. Çfarë ndodhi me këtë vëlla yjor?

Shumë yje në galaktikën tonë ekzistojnë në çifte, por Dielli ynë është një përjashtim i dukshëm. Tani shkencëtarët po...

Vranësira dhe ngrica në zonat malore/ Parashikimi i motit, 27 dhjetor 2024

Territori Shqiptar vijon të jetë nën ndikimin e masave ajrore me origjinë verilindore duke sjellë alternime kthjellimesh dhe vranësirash në pjesën më të madhe...

Gjykata kushtetuese vs. realiteti elektoral

Nga Eduard Zaloshnja Gjykata Kushtetuese ka rrëzuar ankimimin e partive të vogla për Kodin Zgjedhor. Vendimi u njoftua më 24 Dhjetor. Padia ishte bërë për...

“Eiffel”, ikona gjermane e arkitekturës franceze

Njëqind e një vjet më parë u nda nga jeta Gustav Eifel mbreti i hekurit në “Belle Époque” Nga Leonard Veizi Nuk ka asnjë çudi që...

Çuditë politike/ I “djathti safi” Shehaj polemikë me të “majtin safi” Malaj

Ish-ministri i Partisë Socialiste Arben Malaj pretendon ftesë për bashkëpunim nga kreu i Partisë Mundësia e Agron Shehaj, por ky i fundit i ka...

Lajme të tjera

Web TV