Angelina Jolie i rikthehet filmave, por jo si aktore

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Aktorja dhe producentja e dashur e filmave, Angelina Jolie do të jetë sërish pjesë e tyre por këtë herë si regjisore.

Jolie do të drejtoje realizimin e filmit ‘Sjellje e paarsyeshme’, një film për fotografin britanik të luftës, Don McCullin, bazuar në biografinë me të njëjtin emër.

“Jam e nderuar që kam mundësinë për të sjellë jetën e Don McCullin në film”, u shpreh Jolie.

“U tërhoqa veçanërisht nga angazhimi i tij për të dëshmuar të vërtetën e luftës, nga ndjeshmëria dhe respekti i tij për ata që vuajnë pasojat”, shtoi ajo.

Filmi do të jetë një histori nga jeta e fotoreporterit britanik, veçanërisht i njohur për raportet e tij të luftës dhe imazhet mbi konfliktet urbane. Në 1968, kamera e tij Nikon priti një plumb, që mund ta kishte vrarë./r.g/fjala.al

Të fundit

Linda Rama: Teknologjia nuk është argëtim, si e edukoj djalin tim 11-vjeçar

E ftuar në emisionin “Inside Albania” në Euronews Albania, Linda Rama, bashkëshortja e kryeminsitrit Edi Rama, u ndal edhe...

Arrestimi i Çlirim Doganit për vrasjen e Anesti Ramës, flasin banorët e fshatit

Arrestimi i Çlirim Doganit si bashkëpunëtor në vrasjen e Anesti Ramës disa ditë më parë, për banorët e fshatit Arapaj është një lajm i...

Makina dhe ora luksoze, goditet rrjeti i trafikut të drogës

Policia e Shtetit ka njoftuar përfundimin e aksionit të koduar “OROLOGI”, i cili është zhvilluar në bashkëpunim mes strukturave të Drejtorisë së Policisë Kriminale,...

Risitë e Kodit Penal, burg për profilet false në Facebook dhe për parakalim të gabuar

Përdorimi i imazhit të një personi për të hapur një profil fals në rrjetet sociale do të konsiderohet si krim në Kodin e ri...

Po shuante flakët që i rrezikonin shtëpinë, 42-vjeçari pëson djegie të rënda në trup!

Një tjetër person është lënduar nga flakët e Delvinës teksa ishte angazhuar në shuarjen e zjarreve që kanë përfshirë disa fshatra të zonës. Apostol Zhupa...

Lajme të tjera

Web TV