Soros, akuza të forta për Facebook: Po ndihmon Trump në fushatë elektorale

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

George Soros akuzon Facebook-un se po punon për rizgjedhjen e Donald Trump në Shtëpinë e Bardhë. Soros deklaroi se Facebook po ndihmon Trump fushatën zgjedhore të këtij viti në këmbim të mbrojtjes nga Presidenti.

“Facebook do të punojë që Trump të rizgjidhet President, dhe Trump do të mbrojë Facebook. Kjo më shqetëson shumë për rezultatin e zgjedhjeve për 2020-tën,” tha miliarderi hungarez i lindur në SHBA në një fjalim në Davos. “Kjo më shqetëson shumë për rezultatin e vitit 2020.”

Një zëdhënës i një kompanie Facebook më vonë deklaroi se “deklarata e Soros është thjesht e gabuar”.

Në një darkë të organizuar nga fondacioni i tij i “Shoqëria e Hapur”, Soros hodhi akuza të forta ndaj Trump, Xi Jinping të Kinës, Narendra Modi të Indisë, Jair Bolsonaro të Brazilit dhe Viktor Orbán të Hungarisë.

Soros e përshkroi Trump si “narcisistin e fundit” dhe e quajti Xi Jinping një “diktator”, ndërsa vlerësoi adoleshenten Greta Thunberg, si aktivisten kryesore për klimën.

Gjithashtu, Soros tha që ai kishte vendosur të nisë projektin më të rëndësishëm të jetës tij – një investim prej 1 miliardë dollarësh në “të menduarit kritik” përmes një rrjeti të ri të kolegjeve dhe universiteteve. Burimi: Politico.eu, Përshtati: Fjala.al

Të fundit

Gjermani! 37-vjeçari vret gruan, merr foshnjën dhe vetëvritet

Një 37-vjeçar gjerman kreu vetëvrasje me foshnjën e tij 3-muajshe duke e përplasur makinën drejt në një makinë tjetër,...

OKB dënon vrasjen e 5 gazetarëve të Al Jazeera në Gaza

Sulmi ajror izraelit në Gaza që vrau pesë gazetarë të rrjetit të Al Jazeera dhe një gazetar tjetër të pavarur është dënuar ashpër nga...

“Kodi i ri Penal do të rrisë stokun e dosjeve nëpër gjykata”

Kreu i Dhomës së Avokatisë në Durrës, Lorval Petani, ka komentuar në studion e Syri Tv ndryshimet në Kodin e ri Penal. Petani u...

Bisedat në SKY fundosën grupin, Balla blinte te Çela

Nga nisja e kokainës prej vendeve të Amerikës Latine, te vështirësia për të transportuar shumat e mëdha të parave e deri te nofkat që...

Zjarr në ‘Kombinat’, flakët duken edhe nga qendra e Tiranës

Një tjetër vatër zjarri është aktivizuar këtë të hënë në Tiranë. Zjarri ka rënë në zonën e Kombinatit në kryeqytet. Flakët janë aktivizuar gjatë ditës,...

Lajme të tjera

Web TV