Bes Kallaku festoi ditëlindjen me 30 vetë, policia e Tiranës gjobë 1 mln lekë administratorit të lokalit

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Drejtoria Vendore e Policisë Tiranë ka gjobitur me 1 mln lekë të reja administratorin e lokalit ku festoi ditëlindjen aktori Bes Kallaku, ku gjithashtu ishin të ftuar dhe Presidenti i Republikës Ilir Meta dhe kryetarja e LSI-së Monika Kryemadhi.

Në një deklaratë zyrtarë policia bënë me dije se në lidhje me aktivitetin e zhvilluar më datë 20.11.2020 në një lokal në fshatin Laknas, Bashkia Kamëz, ku aktori Bes Kallaku, kishte organizuar një ceremoni ditëlindje dhe kishte ftuar rreth 30 persona, Drejtoria Vendore e Policisë Tiranë menjëherë mori masa në zbatim të Aktit Normativ, për parandalimin e përhapjes së COVID-19.

Nga ana e Policisë së Tiranës, u mor masa administrative 1.000.000 lekë për administratorin e lokalit shtetasin F.U., në bazë të aktit normativ nr 3 datë 15.03.2020.

Gjithashtu në bazë të pamjeve filmike janë identifikuar të gjithë personat që ishin pjesëmarrës në aktivitetin e zhvilluar dhe do ndëshkohen me masë administrative për shkelje të masave kufizuese anticovid-19.

Njëkohësisht Drejtori i DVP Tiranë ka pezulluar nga detyra 6 punonjës Policie për moskryerje të kontrollit të territorit dhe ndaj tyre Drejtoria e Standarteve Profesionale në Drejtorinë e Përgjithshme të Policisë së Shtetit ka nisur ecurinë disiplinore për shkelje të rëndë .

Drejtoria Vendore e Polcisë Tiranë apelon për të gjithë administratorët e lokaleve dhe qytetarët që të respektojnë me korrektësi masat anticovid duke bërë të mundur shkëputjen e zinxhirit të infektimit nga virusi dhe fton qyetarët që të denoncojnë në 112 e Komisariatin Dixhital cilindo administrator lokali apo qytetar që nuk i respekton këto masa kufizuese duke u kthyer në burim rreziku për shëndetin e qytetarëve./r.g/Fjala.al

Të fundit

Zjarret shkrumbuan pyjet, vetëm “detyrim paraqitje” për 4 piromanët e Beratit

Katër shtetasit e arrestuar dy ditë më parë, të dyshuar për zjarrvënie në zona të ndryshme në Berat, kanë...

“Lamtumirë, ylli ynë i ndritur Erald”/ Shkolla ku studionte 14-vjeçar homazhe për djalin

Shkolla, ku studionte Eraldi, që humbi jetën një ditë më parë gjatë sherrit me bashkëmoshatarin e tij, ka bërë një reagim prekës në rrjetet...

Porsche dhe çanta luksoze: surpriza e Ronaldos për Georginën pas fejesës

Cristiano Ronaldo besohet se e ka festuar fejesën e tij me të dashurën e tij prej shumë kohësh, Georgina Rodriguez, duke i dhuruar dhurata...

Putin, paradë force makinash të blinduara drejt Alaskës

Presidenti rus Vladimir Putin ka udhëtuar sot nga Moska për në Bregun e Paqësorit me një limuzinë të blinduar përpara samitit të tij të...

Dëmi nga zjarret, ministri Vëngu shpjegon procedurat për dëmshpërblimin

E teksa kryeministri Edi Rama premtoi dëmshpërblim për të gjithë personat e prekur nga zjarret dhe shtëpi të reja, për banorët që kanë mbetur...

Lajme të tjera

Web TV