Përdhunimi në Sarandë, 73-vjeçari rrëfen: Vajza drogohej me të dashurin

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Qyteti i Sarandës u trondit 7 muaj më parë nga historia e një adoleshenteje 17-vjeçare, e cila akuzonte mikun e familjes së saj, Bajram Tusha (73 vjeç) se kishte abuzuar seksualisht me të.

Situata ka më shumë dritëhije, pasi vajza ka kërkuar urdhër mbrojtje nga prindërit e saj që i ka akuzuar gjithashtu së bashku me 3 komshi për dhunë ndaj saj dhe shfrytëzim.

Prindërit e vajzës, Vullnet dhe Edlira Bekteshi, hedhin akuza për të dashurin e vajzës, Gentian Ruçi. Ata mendojnë se 34-vjeçari, që është i lidhur me vajzën, e ka droguar me gjilpëra dhe e mban nën kontroll.

Nga ana tjetër, Bajram Tusha ka dalë nga burgu dhe qëndron në “arrest shtëpie”. Ai është kthyer në banesën e tij dhe nuk i pranon akuzat për përdhunim. Ajo që bie në sy, është se Bajrami dhe prindërit e vajzës kanë sërish marrëdhënie pozitive mes tyre.

Në një intervistë për “Shqipëria Live”, Tusha pohon se nuk e ka përdhunuar vajzën dhe se ka qëndruar me të, vetëm në praninë e babait të saj.

“E kam ndihmuar atë familje me çfarë kam mundur. Që në 2010 i njoh, nuk kam patur hyrje-dalje që në fillim. Vajza më ka ndihmuar me punët e shtëpisë, kur ka qenë babai dhe vëllai i saj në prani”, tha Barjami.

Ky i fundit shtoi se vajza iu kishte thënë se po njihte një djalë, dhe ai e babai i saj, i kishin thënë që ta njihnin edhe ata.

“Vajza solli djalin, e na tha se ishte nga Tepelena, polic. ‘E do vajzën’, i thashë. “Vdes për të”, thanë të dy, e përqafoheshin para nesh. Ata kishin kohë që drogoheshin, mesa kuptova unë. E mori 3-5 netë dhe pastaj e mori dhe s’e solli më. Kur e merrnim në telefon thoshin se jemi në Gjirokastër, jo andej. Ju thashë se ata po na mashtrojnë. Kur i thamë se do të merrnim policinë në telefon, ai e solli vajzën. Por donte të vinte në darkë që ta merrte, se do e çonte për prostitutë në Itali”, rrëfeu Tusha.

Lexo edhe :  Apeli i Posaçëm rrëzon GJKKO-në, nuk ka hetim për Olta Xhaçkën

73-vjeçari shton se një natë kur po ruante vajzën në shtëpi, ajo donte që të ikte me të dashurin dhe i ka thënë, “është jeta ime, nuk pyes as ty dhe babain”.

“Do marr 10 milionë lekë nga Gentian Ruçi që t’ju fus juve në burg. Mua s’më shkonte në mendje se ajo fliste me të vërtetë. Kur erdhi babai i saj, ajo nisi duke bërtitur, më përdhunojnë babi me Bajramin. Policia nuk vinte. Djali gjuante me gurë, mua më kapi në kokë. Unë gjuajta pastaj me çifte në ajër. Për ta trembur thashë do të gjuaj këmbëve dhe u largua menjëherë”, – kujton 73-vjeçari për konfliktin me të dashurin e vajzës.

Ndërkohë, Bajram Tusha është liruar nga paraburgimi pak ditë më parë, edhe pse akuzohet se ka përdhunuar 17-vjeçaren. Gjykata e Sarandës ka ndryshuar masën e sigurisë për të, nga “arrest me burg” në “arrest shtëpie”.

Tusha akuzohet për marrëdhënie seksuale me të mitur. Ai kishte kërkuar zëvendësim të masës së sigurisë edhe në muajin korrik, por kjo kërkesë nuk i ishte pranuar.

Rasti i rëndë u raportua disa muaj më parë në Sarandë, ku një vajzë e mitur akuzoi Tushën se ka abuzuar me të vazhdimisht.

Të fundit

Aksident në Fier, ‘Fordi’ përplaset me autobusin

Një aksident ka ndodhur disa minuta më parë në aksin Fier- Patos, në vendin e quajtur “Kthesa e Portëzës”. Sipas...

Drama sekrete para dasmës, zbulohet përplasja e Meghan Markle që zemëroi Mbretëreshën

Meghan Markle thuhet se “qortoi” aq ashpër një nga përgjegjësit për menunë vegane të dasmës së saj, saqë Mbretëresha e ndjerë Elizabeth II u...

E futur në një qese të zezë, gjendet e vdekur foshnja në mes të mbeturinave

Një ngjarje e rëndë raportohet të ketë ndodhur në Kosovë ku një foshnje është gjetur e pajetë në një pikë grumbullimi të mbeturinave. Sipas asaj...

Barcelona-Leao, palët janë dakord! Problemi është se Milani e tepron me kërkesat

Rafael Leao ëndërron që t'i bashkohet Barcelonës këtë verë. Lajmi raportohet nga El Nacional, sipas së cilës sulmuesi portugez i Milanit e sheh këtë verë...

“Mitsotakis e dinte për fitoren e Ramës”, çfarë po paralajmëron Fredi Beleri?

Eurodeputeti Fredi Beleri ka folur së fundmi lidhur me rezultatin zhgënjyes të së djathtëve në zgjedhjet e 11 Majit. Për Shqipëria Live, ish-kryebashkiaku i Himarës...

Lajme të tjera

Web TV