Rama në Petrelë e Stermas, rindërtohet shkolla dhe shtëpi për familjet e dëmtuara

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Kryeministri Edi Rama, i shoqëruar nga kryetari i Bashkisë së Tiranës, Erion Veliaj, ka qenë sot i pranishëm në dy fshatra të kryeqytetit, duke parë nga afër procesin e rindërtimit të një shkolle në Petrelë dhe të shtëpisë së familjes Dervishi në Stërmas.

Për Kryeministrin Rama shkolla nëntëvjeçare në Petrelë, njëra nga 14 shkollat e reja të Tiranës, do të jetë më e madhe, më e sigurtë e shumë më e bukur.

Po e kthejnë me shpejtësi faqen e infrastrukturës arsimore në krejt zonën e prekur, duke e shndërruar fatkeqësinë e madhe në një mundësi të jashtëzakonshme për fëmijët, mësuesit, familjet, komunitetet, për të dalë shumë më të fortë se ç’ishim para tragjedisë“, nënvizon Kryeministri.

Ndërkohë që nga Stërmasi Rama njoftoi se me shtëpinë e re të familjes Dervishi, mbyllen të gjitha rindërtimet e shtëpive të goditura nga tërmeti i 21 shtatorit në këtë zonë.

1500 shtëpi janë aktualisht në proces rindërtimi në Tiranë dhe mbi 1000 familje do ta festojnë Vitin e Ri nën strehën e re, ndërkohë që deri në pranverë thuajse të gjitha banesat individuale do të jenë përfunduar“, shkruan Rama në Facebook.

Të fundit

Avokati: Berisha nuk ka prova që i vodhën votat, e ka të sigurt burgun

Avokati Idajet Beqiri thotë se kreu i PD, Sali Berisha nuk ka prova për manipulim të zgjedhjeve të 11...

Nga “nuk të sjell Amerika në pushtet” tek “do ankohemi te SHBA për vjedhjen e zgjedhjeve”

Nga Simon Hadaj Paradokset e  politikës në këtë vend nuk çudisin më askënd, veçse ndonjëherë arrijnë në nivele të tilla absurditeti saqë të lënë me...

Kosovë/ Sot nis “Defender Europe 2025”, marrin pjesë 25 mijë ushtarë nga 29 shtete

Këtë të diel në Kosovë do të nisë “Defender Europe 2025”, në ushtrim i madh ushtarak udhëhequr nga Ushtria e SHBA-së në Europë dhe...

“E kisha si djalin tim”/ Vjehrri tregon telefonatën e fundit me Gert Bogdanin (VIDEO)

Çlirim Çepani, i ati i aktivistes Edlira Çepani ka surprizuar të bijën mbrëmjen e sotme në emisionin “Se Luan Topi” në Top Channel. Ai ka...

Promovimi i Shqipërisë turistike/ Rama ndan videon: Pamje përrallore të Vermoshit

Kryeministri i vendit Edi Rama ka ndarë në rrjetet sociale pamje nga Vermoshi duke ftuar qytetarët dhe të apsionuarit e natyrës ta vizitojnë atë. “Pamje...

Lajme të tjera

Web TV