Billie Eilish flet për vetëvrasjen që donte të bënte

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Nuk është ndonjë habi  të dëgjojmë se edhe njerëzit me famë botërore kanë çregullime të humorit të tyre, ose edhe psikologjike. Një nga këto personazhe është edhe këngëtarja e njohur Billie Eilish.

Billie Eilish dha një intervistë për The Gayle King Grammy Special që u transmetua të enjten në CBS, ku foli për dëshirën për t’u vetëvrarë që përjetoi në Berlin në 2018-n.

“Isha kaq e palumtur,” tha Billie. “Isha e palumtur dhe pa jetë.”

Në intervistë, Gayle shpjegon se “fama po i rëndonte shumë mbi shpatulla” adoleshentes. “Nuk dilte dot në publik pa rënë në sy dhe shumica e shoqërisë, që s’e kuptonte jetën e Billie-t, iu largua. E vetmuar dhe e izoluar, Billie ra në depresion.”

“Nuk dua të tremb njeri, por realisht s’e besoja të jetoja deri 17 vjeçe,” pranoi Billie dhe shtoi se gjithmonë ka dashur ta lëndojë veten në njëfarë mënyre.

Billie Eilish u shpreh: “Më kujtohet një rast që isha në Berlin, isha vetëm në dhomë dhe mbaj mend dritaren ngjitur meje. Mbaj mend që po qaja sepse thoja kështu do të vdes, do ta bëj.”

Këngëtarja pranoi se rreshti “dua t’i jap fund vetes” në këngën “bury a friend,” dikur kishte kuptim të mirëfilltë.

“Është një fragment në një nga këngët e tua kur thua se do t’i japësh fund vetes. Kur e dëgjova, shpresova mos ta kishe vërtet për veten,” tha gazetarja. Billie iu përgjigj. “Për veten e kisha, por edhe rimonte.”

Sidoqoftë, 18-vjeçarja që është nominuar për gjashtë çmime Grammy këtë vit, ka folur dhe më parë për depresionin dhe lëndimin e vetes. Billie thotë se tani u gjendet pranë fansave që kanë probleme me shëndetin mendor dhe i nxit të mos bëjnë diçka që s’e zhbëjnë dot.

Lexo edhe :  “Isha në studio kur e mora vesh”/ Livia flet për historinë me Mevlanin: Jam penduar…

“I kap nga shpatullat dhe u them, ‘Të lutem kujdesu për veten, trajtoje mirë veten. Mos hidh hapin tjetër dhe mos lëndo veten,’” tha Eilish. “Është diçka që s’e zhbën dot.”

 

Të fundit

Pse themi ”të flasim marrëzi”?

Shprehja shfaqet për herë të parë në vitin 1565 në një tekst të historianit fiorentin Benedetto Varchi dhe do...

Vendimet e qeverisë/ Kompensim dhe rritje për pensionet e ulëta

Qeveria po përgatit ndryshime të rëndësishme në skemën e pensioneve. Zëvendësministrja e Ekonomisë, Kulturës dhe Inovacionit, Olta Manjani u shpreh se institucionet e linjës...

Homazhe për Kryepeshkopin Anastas në katedralen e Athinës, i pranishëm dhe Mitsotakis

Të dielën (26 janar), në Mitropolinë e Athinës, do të kremtohet Liturgjia Hyjnore (homazhe) përpara trupit të ndjerë të ndjerit Kryepeshkop i Shqipërisë, Anastasit, siç...

E miratoi Senati, ja kë zgjodhi Trump për postin e Sekretares së Sigurisë Kombëtare

Senati miratoi të shtunën kandidaturën e Kristi Noem për postin e Sekretares së Sigurisë Kombëtare duke e vënë ish-guvernatoren e Dakotës së Jugut, në...

Kush janë vajzat e showbizz-it me fizikun më perfekt?

Julian De Silva, një kirurg plastik nga Londra, përdori raportin e artë për të zbuluar 10 supermodelet më të bukura në botë. Raporti i...

Lajme të tjera

Web TV