Hiqni dorë nga këto tre zakone për të mbajtur stresin larg

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Stresi ndikon drejtpërdrejtë në shëndetin tonë dhe shpesh disa zakone të përditshme mund të sjellin më shumë probleme prej tij. Nëse ju hiqni dorë prej këtyre zakoneve do e ndihmonit shumë veten dhe nuk do të kishit më asnjë lloj shqetësimi.

Kaloni shumë kohë vetëm

Izolimi është një simptomë e zakonshme e atyre që vuajnë nga ankthi. Nëse kaloni shumë kohë në punë, jeni vetëm në shtëpi ose vazhdoni të punoni atje dhe nuk kaloni kohë me të dashurit, ju rëndoni shëndetin tuaj mendor. Mundohuni të rilidheni me miqtë dhe të dilni. Ju nuk keni nevojë të jeni ekstrovertë nëse nuk jeni. Edhe aktivitetet si vullnetarizmi, takimi me një mik apo pirja e kafesë jashtë zyrës me një partner mund të sjellin ndryshimin.

Kaloni shumë kohë në rrjete sociale

Përdorimi i vazhdueshëm i mediave sociale mund të krijojë varësi, t’ju largojë nga koha e tanishme dhe të konsumojë kohën tuaj personale. Rezultati është që ju të mos e përdorni kohën tuaj në mënyrë produktive dhe të keni ankth se nuk do arrini të përfundoni detyrimet tuaja.

Analizoni edhe detajin më të vogël

Ekspertët theksojnë se analizimi i tepërt edhe i çështjeve të tilla si grindja me një mik apo problemi në punë nuk është e shëndetshme. Madje ka prova shkencore që kjo gjendje mund të shkaktojë edhe depresion. Në vend që të ndaleni në të njëjtën gjë, mendoni se çfarë mund të bëni për ta ndihmuar atë. Nëse është diçka që nuk mund ta menaxhoni, thjesht mësoni të jetoni me të. Toleranca dhe të mësuarit për të jetuar në një klimë pasigurie është një aftësi që do t’ju ndihmojë të mos humbni kohë për gjëra që nuk mund t’i kontrolloni./Bl.Ba/Fjala.al

Të fundit

Vëzhgimi veror: Stacione plazhi pa vrojtues, pa mjete dhe pa kulla

Fiks Fare ka bërë një vëzhgim nga veriu në jug, në dhjetëra stacione plazhi, për të parë nëse zbatohen...

Putin fajëson Ukrainën për mungesën e progresit të bisedimeve

Presidenti rus Vladimir Putin, të premten, e zhvendosi përgjegjësinë tek Ukraina për mungesën e përparimit në negociatat për t’i dhënë fund pushtimit rus të...

Aksionet evropiane shënojnë rënien më të madhe që nga prilli

Aksionet në të gjithë Evropën u mbyllën më poshtë të premten, ndërsa investitorët globalë vlerësuan se si fushata e tarifave e presidentit Donald Trump...

Achraf Hakimi akuzohet për përdhunim

Mbrojtësi maroken i Paris Saint-Germain, Achraf Hakimi, i konfirmuar së fundmi si kandidat për çmimin prestigjioz “Topi i Artë”, mund të përballet me një...

E vranë dhe e copëtuan me sëpatë sepse harroi të përgatiste darkën? Nëna pranon krimin

“Bëra diçka monustroze, por ishte e nevojshme”, kështu ka deklaruar para grupit hetimor 62-vjeçarja Lorena Venier e cila ditë më parë vrau me sëpatë...

Lajme të tjera

Web TV