Zv/kryeministri Erion Braçe ka postuar një video të disa personave të mbledhur shumë pranë njëri-tjetrit në një prej lokaleve në veri të vendit për të parë një ndeshje futbolli.
Ai dënon këtë veprim dhe të gjithë ata që kanë prioritet gjërat e tjera para jetës.
“SOT:
19 SHQIPTARË HUMBËN JETËN,
744 SHQIPTARË U INFEKTUAN ME COVID-19,
455 SHQIPTARË JANË TË SHTRUAR NË SPITALE,
21 SHQIPTARË JANË NË TERAPI INTENSIVE,
7 SHQIPTARË JANË TE INTUBUAR,
16 899 SHQIPTARË JANË TË INFEKTUAR AKTIVË!
Dje ishte keq,
por sot është edhe më keq;
DO BËHET EDHE MË KEQ NËSE SECILI PREJ NESH NUK DËGJON, NUK VLERËSON, NUK REFLEKTON, NUK REAGON NDRYSHE, PËR TË MBROJTUR VETEN, PRINDËRIT E MOSHUAR, FAMILJEN, FËMIJET!
Urdhëroni, shiheni videon;
ËSHTË E SË SHTUNËS MBRËMA NË NJË LOKAL NË NJË QYTET NË VERI TË VENDIT, NË KOHËN KUR LUHEJ NJË NDESHJE FUTBOLLI E SHËNOHEJ NJË GOL!!!
Je pa fjale?
Ashtu është, çtë them, çtë thoni?
Si mund të vlejë jeta kaq pak,
sa një gol i parë kolektivisht?!
E di që është pasion, jam tifoz vetë, por pa jetën e shëndetin as pasion nuk ka!
Si këtu, është në shumë lokale në qytetet e mëdha duke nisur nga Tirana e tutje”, shkruan Braçe ndër te tjera.
View this post on Instagram
Zv. kryeministri i dënon me forcë shkeljet e rregullave dhe protokolleve anti-Covid ku vetëm para pak ditësh ai reagoi ashpër për organizimin e ditëlindjes së aktorit Bes Kallaku me nje numër të madh pjesëmarrësish që nuk respektonin masat mbrojtëse.
Pa.Va/Fjala.al