Eliminatoret e Euro 2022-it në futsall/ Shqipëria përzgjedh lojtarët

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Kombëtarja shqiptare e futsall-it nën drejtimin e trajnerit Erind Resuli, ka filluar mini-fazën përgatitore në kuadër të ndeshjeve eliminatore për kualifikimin në Kampionatin Europian të Futsall-ës që do të zhvillohet në vitin 2022.

Në këto eliminatore, Shqipëria ndodhen në Grupin D së bashku Bullgarinë organizatore të turneut, Andorran dhe San Marinon. Për këtë turne trajneri Resulli ka grumbulluar 14 lojtarë të cilët kanë filluar ditën e sotme mini-fazën përgatitore, e cila po zhvillohet në qytetin e Prizrenit. Skuadra do të qëndrojë në Kosovë deri në datë 28 Janar, kur dhe do të nisen për në Varna të Bullgarisë.

Kuqezinjtë e futsall-ës debutojnë në këtë turne eliminator më datë 29 Janar kundër San Marinos në orën 16:30, një ditë më pas kuqezinjtë do të luajnë ndeshjen e dytë në grup kundër Andorras përsëri në orën 16:30. Ndeshja e tretë dhe e fundit në grup do të zhvillohet kundër vendasve të Bullgarisë më datë 1 Shkurt, në Pallatin e Kulturës dhe Sportit në Varna, duke filluar nga ora 19:00. Nga ky grup eliminator skuadra e renditur e para kualifikohet për në Elite Raund ndërkohë që skuadra e renditur në vendin e dytë zhvillon një play-off për arritjen e Elite Raund.

Ja lista e lojtarëve të grumbulluar nga trajneri Erind Resuli:

Të fundit

Alibeaj: PD e shiti ndeshjen, nuk ka pse ankohet

Enkelejd Alibeaj nga Koalicioni Djathtas për Zhvillim deklaroi se Partia Demokratike nuk mund të ankohet për zgjedhjet dhe rezultatin...

Ndihmat për Gazën, Emiratet e Bashkuara Arabe arrijnë akordin me Izraelin

Emiratet e Bashkuara Arabe kanë konfirmuar se kanë arritur një marrëveshje me Izraelin për të lejuar dërgimin e ndihmës humanitare në Gaza. Sipas mediave të...

Shqipëria shpallet destinacioni më i mirë europian për 2025 nga “Travel and Tour World”

Shqipëria ka tërhequr vëmendjen e vizitorëve globalë duke ofruar një ndërthurje të jashtëzakonshme të peizazheve natyrore marramendëse, trashëgimisë së pasur kulturore dhe përballueshmërisë së...

Policia greke mësyn në Burgun e Koridhalos, kontrolle në qelitë e disa shqiptarëve

Policia greke ka mësyrë në Burgun e Koridhalos, ku ka ushtruar kontrolle në qelitë e disa të dënuarve shqiptarë. Korrespodenti i Top Channel, Artur Bibe,...

Shtyhet gjyqi për “Sterilizimin”, Rjepaj: Projekti është devijim nga ai i vërteti

Është shtyrë për më 28 maj seanca gjyqësore për çështjen e sterilizimit, për shkak të largimit për arsye familjare të avokatit të të pandehurit...

Lajme të tjera

Web TV