Incenerator për hapësirën: ESA nënshkruan marrëveshjen me vlerë 86 milionë euro

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Agjencia Hapësinore Eurpiane (ESA) do të shpenzojë miliona euro për të nisur pastrimin e mbetjeve hapësinore.

Mijëra satelitë të shkatërruar po qarkullojnë ende rreth Tokës, duke u kthyer në një kërcënim për anijet kozmike funksionale.

Kompania zviceriane CLearSpace firmosi marrëveshjen prej 86 milionë eurosh me mision pastrimin e hapësirës.

Ajo do të lëshojë një satelit të veçantë deri në vitin 2025, i cili do të jetë në gjendje të grumbullojë copëza mbetjesh në orbitën e Tokës.

Sateliti do të largojë mbetjet duke i tërhequr drejt hapësirës ku dhe do të digjen.

CEO i ClearSpace theksoi rëndësinë e kësaj nisme, teksa janë rritur parashikimet për dërgimin e qindrave apo mijërave satelitëve në orbitën e Tokës për vitet e ardhshme.

ESA u shpreh se zgjodhi kompaninë private si një mënyrë të re për të bërë biznes.

Teksa agjencia do të sigurojë ekspertizën kryesore dhe do të paguajë misionin e parë, kompania zviceriane pritet të mbulojë pjesën tjetër të kostos përmes investitorëve komercialë. /Re.D/Fjala.al

Të fundit

Gjermani! 37-vjeçari vret gruan, merr foshnjën dhe vetëvritet

Një 37-vjeçar gjerman kreu vetëvrasje me foshnjën e tij 3-muajshe duke e përplasur makinën drejt në një makinë tjetër,...

OKB dënon vrasjen e 5 gazetarëve të Al Jazeera në Gaza

Sulmi ajror izraelit në Gaza që vrau pesë gazetarë të rrjetit të Al Jazeera dhe një gazetar tjetër të pavarur është dënuar ashpër nga...

“Kodi i ri Penal do të rrisë stokun e dosjeve nëpër gjykata”

Kreu i Dhomës së Avokatisë në Durrës, Lorval Petani, ka komentuar në studion e Syri Tv ndryshimet në Kodin e ri Penal. Petani u...

Bisedat në SKY fundosën grupin, Balla blinte te Çela

Nga nisja e kokainës prej vendeve të Amerikës Latine, te vështirësia për të transportuar shumat e mëdha të parave e deri te nofkat që...

Zjarr në ‘Kombinat’, flakët duken edhe nga qendra e Tiranës

Një tjetër vatër zjarri është aktivizuar këtë të hënë në Tiranë. Zjarri ka rënë në zonën e Kombinatit në kryeqytet. Flakët janë aktivizuar gjatë ditës,...

Lajme të tjera

Web TV