EMA: Medikamentet e përdorura kundër Covid-19 lidhen me çrregullimet psikiatrike

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Rregullatori i barnave i BE ka paralajmëruar për efekte të rënda mjekësore të shkaktuara nga mjekimet e përdorura kundër Covid-19.

Bëhet fjalë për klorokinën dhe hidroklorokinën, barna të cilat janë përdorur dhe për parandalimin e malaries.

Klorokina dhe hidroksiklorokina shoqërohen me çrregullime psikike dhe mendime për suicid.

Ato janë ndër trajtimet e para që u promovuan për të luftuar koronavirusin nga mjeku francez Didier Raoult dhe presidenti i SHBA-së, Trump.

Megjithatë që nga ajo kohë të dhënat tregojnë se nuk kanë efektivitet të lartë klinik.

Agjencia Europiane e Barnave tha se kishte filluar një rishikim të barnave pasi kishte marrë një njoftim nga autoriteti spanjoll i ilaçeve, AEMPS, për gjashtë raste të çrregullimeve mendore të lidhura me pacientë me koronavirus të cilëve u ishin dhënë doza më të larta se ajo çka autorizohej.

Pas rishikimit, komiteti i sigurisë i EMA ka rekomanduar që informacioni i produktit për medikamentet të azhornohet për të informuar profesionistët e kujdesit shëndetësor për këto rreziqe.

Të dyja ilaçet përdoren zakonisht për të parandaluar infeksionet e malaries dhe janë miratuar gjithashtu për të trajtuar një numër sëmundjesh autoimune.

Në medikamente të caktuara që mund të gjejmë gjurmë të këtyre përbërësve, çrregullimet psikotike renditen si një efekt anësor i rrallë, vuri në dukje EMA. /Re.D/Fjala.al

Të fundit

Tottenham thyen “mallkimin” pas 17 vitesh dhe fiton trofeun e Europa League ndaj United

Tottenham i është kthyer fitoreve të  trofeve duke fituar pas 41 vitesh nga hera e fundit turneun e Ligës...

Gjysmëfinalja e Nations League ndaj Spanjës, Franca publikon listën

Franca do të përballet me Spanjën në fillimin e qershorit, në sfidën e vlefshme për gjysmëfinalen e Nations League. Para sfidës, trajneri i “Gjelave”,...

I penduari Nuredin Dumani, zbulohet për herë të parë akt-marrëveshja me drejtësinë

Pas transferimit në spitalin e burgut, në prani të ish drejtorit të Përgjithshëm të Policisë dhe ish drejtorit të Krimeve, ai shprehu gatishmërinë për...

FOTO: kush është “Visi i Pojës”, i përfshirë në trafikun ndërkombëtar të drogës

Personi në foto është Elvis Doçi i njohur me nofkën "Visi i Pojës", ndaj të cilit ka një urdhër arrest si pjesë e grupit...

Dini gjë pse është zhdukur Floriana Garo?

Që nga 11 maji, një personazh interesant nuk është dukur më në rrjetet sociale dhe konferencat për shtyp të PD. Bëhet fjalë për zëdhënësen...

Lajme të tjera

Web TV