Piciri: Do bëj fushatë kundër partive të mëdha, por s’do kandidoj!

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Deputeti i opozitës në Kuvend, i dalë nga lista e PD-së në 2017, Erion Piciri tha se PD gaboi me djegien e mandateve por e ka kuptuar gabimin se pushteti nuk merret me revolucion. Në një intervistë për Report Tv, Piciri tha se PD ka ndryshuar qasje dhe ka nisur rrugën e mirë të konkurrencës së ideve.

“PD beri një gabim në atë kohë e kishte median ka mundësi të ndizet debatin në parlament dhe und ta vazhdonte më pas përmes medias. Ajo e ka kuptuar gabimin dhe kjo shihet në mënyrën si ka ndryshuar qasjen politike, nuk vihet me revolucion në pushtet në shekullin e 21, këto janë koncepte të Leninit, ka hyrë në rrugën e mirë të ideve, të konkurrencës së ideve dhe do të hyj në zgjedhjet e 25 prillit dhe kjo është e mirë, është një parti e madhe dhe parti historike“, tha Piciri.

I pyetur se do kandidojë në zgjedhjet e 25 prillit, Piciri tha jo, por që do të bëjë fushatë kundër partive të mëdha dhe estabilishmentit politik. Në lidhje me krijimin e partive të vogla, Piciri tha se kanë shans vetëm nëse bashkohen dhe dalin me një kandidat kryeministror, në të kundërt të thërrmuara siç janë nuk kanë asnjë mundësi.

Po shoh qe po krijohen parti thuajse çdo ditë. Nëse  bashkohen të gjithë dhe të kenë kandidatin e tyre kryeministror kanë mundësi të kenë një shans. Partitë  e vogla kështu siç janë të thërrmuara nuk kanë për të arritur asgjë.  Do jem pjesë e fushatës elektorale, është projekt individual kundër një estabilishmenti të krijuar“, u shpreh deputeti.

Prej një viti, Piciri ka hequr dorë nga rroga dhe për këtë shprehet se ka hyrë në politikë jo për t’u pasuruar, por për të formuar dhe ndryshuar këtë vend.

Lexo edhe :  Mero Baze: Te Partia Demokratike në fazën që po gënjejnë veten

Nuk pranoj gati prej një viti rrogën. Nëse do i fusja lekët në xhep do fillonin spekulimet. Unë hyra në  parlament për të komunikuar për të thënë që politika bëhet edhe ndryshe”, tha Piciri.

l.m/Fjala.al

Të fundit

Pse Enver Hoxha nuk e lejoi Coca-Colën dhe xhinset blu

Në kohën e diktaturës së Enver Hoxhës, shumë gjëra që sot i marrim si të zakonshme – si një...

Panik në ajër, avioni drejt Milanos goditet nga turbulencat, plagosen 8 pasagjerë

Tetë pasagjerë, përfshirë një fëmijë dyvjeçar, u lënduan pasi një fluturim i Ryanair-it nga Berlini drejt Milanos u detyrua të devijonte dhe të bënte...

Musk bën akuzën “bombë” ndaj Trump: Figuron në dosjet “Epstein”, ndaj nuk publikohen

Elon Musk nuk ka ndërmend të ndalë sulmen ndaj presidentit amerikan, duke lëshuar një akuzë tepër të rëndë, së fundmi ndaj tij. Përplasja filloi kur...

Parashikimi i motit, 6 Qershor 2025

Sot, e premte, 6 qershor 2025, Shqipëria përjeton një ditë të nxehtë dhe kryesisht me diell në të gjithë territorin.Temperaturat janë të larta, veçanërisht...

Horoskopi ditor, 6 Qershor 2025

Dashi Mundohuni të përfitoni nga fakti se yjet janë në anën tuaj dhe mund të keni mundësi të mira për të fituar diçka më shumë....

Lajme të tjera

Web TV