Stabiliteti ekonomik, Cutillo vlerësim pozitiv Bankës së Shqipërisë

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Ambasadori italian në Shqipëri, Alberto Cutillo, ka marrë pjesë në zhvillimin e ceremonisë prezantuese të Projektit të Binjakëzimit “Fuqizimi i përafrimit të Bankës së Shqipërisë me legjislacionin e BE”. Ai vlerësoi rolin e Bankës së Shqipërisë në ruajtjen e stabilitetit ekonomik në vend.

“Kjo bankë është nga institucionet më të forta me përgjegjësi shumë të mëdha, sa i përket politikave monetare. Shqiptarët mund të jenë krenarë për arritjet e kësaj banke ndër vite. Qëllimi i përbashkët është anëtarësimi i Shqipërisë në BE, por siç e thashë kërkohen hapa konkretë në të gjitha fushat.

Pra dëshiroj t’i uroj ekipit dhe stafit të Bankës së Shqipërisë sukses e gjithë të mirat për punën në vijim. Nga Roma do të ndjek suksesin e këtij institucion”,- u shpreh Cutillo.

Ndërkohë përfaqësuesi i Bankës Kombëtare të Italisë shprehu mbështetjen dhe angazhimin e tij në thellimin e bashkëpunimit me Bankën e Shqipërisë.

“Në 2014 Shqipëria mori statusin e vendit kandidat, procesi është ende i hapur dhe shqipëria duhet ë vijojë me përmirësime. Banka e Shqipërisë ka luajtuar rol qëndror në këtë proces, duke ruajtë stabilitetin financiar.

Objektivi kryesor është mbështetja ndaj Bankës së Shqipërisë, kjo është sfiduese për dy arsye, kërkon shumë përpjekje nga BSH për të konsoliduar kapacitetet për procesin integrues. Së dyti bankat qëndrore po kalojnë nëpër sfida për stabilitetin financiar.

Banka e Shqipërisë ka një angazhim të fortë, jemi impresionuar që nga dita e parë e bashkëpunimit. Përgëzoj Sejkon për suksesin e këtij projekti. Banka e Italisë ka ofruar mbi 52 ekspertë për të mbështetur Banka e Shipërisë.

Janë kryer disa vizita nga kolegët shqiptarë. Ky partneritet, e lehtësohen koordinimin e projekteve një faktor suksesi është angazhimi në programet e financave të BE.

Lexo edhe :  Shqipëria e para në Europë për shpenzimet e larta/Cilat janë mallrat që u rriten më shumë

Banka italiane ka një eksperiencë të gjerë në këtë fushë. Kjo bankë ka një histori të gjatë me Bankën e Shqipërisë dhe stafet kanë punuar ngushtë në aktivitetet dypalëshe”,- u shpreh ai./Fjala.al/

Të fundit

Rinis sot Kuvendi, pikat në rendin e ditës

Pas pushimeve të fundvitit, Kuvendi i Shqipërisë do të rikthehet në punë pasditen e sotme, kur do të hapë...

“Blue Monday” dhe filozofia e trishtimit

Nga Leonard Veizi 20 janar 2025 Kjo është e hëna e tretë e muajit të parë të vitit. Dhe konsiderohet si “Blue Monday” apo thënë ndryshe...

Rama dhe Berisha ngrenë “call-center” për Diasporën

Partia Socialiste dhe Partia Demokratike janë angazhuar për pjesëmarrjen e Diasporës në proceset zgjedhore. Dy forcat politike kanë mobilizuar strukturat e partive për krijimin...

Trump, një nuse që do të nusërojë për herë të dytë

Thoma Gëllçi “Në u bëfsha dhe njëherë nuse, pa di unë të nuseroj” – një frazë e njohur shqiptare që përmbledh mësimin e marrë nga...

Lajme të tjera

Web TV