Biden planifikon lëvizje të shpejta për të mbrojtur dhe avancuar të drejtat e LGBTQ

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Gjatë vitit 2012 teksa mbante pozicionin e zv. presidentit, Joe Biden mbështeti hapur komunitetin LGBTQ dhe martesat e të njëjtit seks, madje më parë se vetë Obama

Tashmë si i zgjedhuri për president, Biden ka premtuar për aktivistët e komunitetit se do të zbatojë pothuajseçdo propozim të tyre.

Në një pjesë të mirë të rasteve masat e reja do të përmbyin veprimet ekzekutive të presidentit aktual Trump, administrata e të cilit ndërmori hapa të shumtë për të dobësuar mbrojtjen e trasngjinorëve apo të personave LGBTQ.

Përtej veprimeve ekzekutive që ai mund të marrë në mënyrë të njëanshme, Biden thotë se përparësia e tij kryesore legjislative për çështjet LGBTQ është Akti i Barazisë, i miratuar nga Dhoma e Përfaqësuesve vitin e kaluar por i bllokuar në Senat.

Në 21 shtete kryesisht të qeverisura nga demokratët, do të mbulohen sektorë të tillë si strehimi dhe shërbimet publike.

Biden thotë se ai dëshiron që akti të bëhet ligj brenda 100 ditësh nga marrja e detyrës, por e ardhmja e tij mbetet e pasigurt. Duke supozuar që projektligji kalon përsëri në Dhomën e Përfaqësuesve, ai do të kishte nevojë për mbështetje nga disa republikanë në Senat, edhe nëse demokratët fitojnë kontroll duke fituar dy gara balotazhi në Xhorxhia.

Një nga masat që Biden është zotuar ta zbatojë është heqja e ndalimit të transgjinorëve në ushtri, ndalim i vendosur ky nga Trump.

Disa nga premtimet e Biden: 

Emërimi i një grup njerëzish LGBTQ në pozicionet e qeverisë federale.

Shkollat publike do të kenë tualete, dhoma zhveshjesh, skuadra sportive në përputhje me identitetet gjinore të studentëve transgjinorë.

Mbrojtje të transgjinorëve nga dhuna, kryesisht ata me ngjyrë. Mbledhje e të dhënave gjithëpërfshirëse rreth personave LGBTQ duke shtuar pyetje në lidhje me orientimin seksual dhe identitetin gjinor në sondazhet kombëtare.

Lexo edhe :  “2025, viti i gripit të shpendëve”/ Alarmi i studiuesve: Fatal për shtatzënat

Të drejtat LGBTQ do të jenë  përparësi për politikën e jashtme të SHBA, pavarësisht presioneve, sanksioneve apo qeverive të huaja që shkelin të drejtat e tyre./Re.D/Fjala.al

Të fundit

Njohja e pensioneve/ Manjani: Shqipëria ka finalizuar 20 marrëveshje me shtetet e BE

Zv. ministrja e Ekonomisë Kulturës dhe Inovacionit, Olta Manjani, ka deklaruar në emisionin “Sheshi i Dollarit” se Shqipëria ka...

Me lot në sy, Enada Hoxha pranon se ende ka ndjenja për Gerdin

Me lot në sy Enada Hoxha ka pranuar se edhe pas ndarjes nga Gerd Vaso ende ka ndjenja për këtë të fundit, me të cilin ka...

Nga 2026 pagat e atyre që punojnë në shtet do të rriten aq sa do të shtrenjtohen çmimet

Pagat e atyre që punojnë në shtet, nga viti 2026 do të rriten aq sa do të shtrenjtohen çmimet. Për këtë qëllim qeveria ka...

“I hap ‘derën’ Bashës për koalicion”, Alibeaj: Berisha ka mbetur me mjeranë

Enkelejd Alibeaj dhe Dashamir Shehi njoftuan sot koalicionin e përbashkët mes ‘Djathtas 1912’ dhe LZHK në zgjedhjet parlamentare 2025. Alibeaj u shpreh se derën e...

‘Mu mbushën sytë me lot’, Pirro Çako rrëfen takimin virtual me Parashqevi Simakun

Kompozitori dhe këngëtari Pirro Çako ka ndarë emocionet pas takimit virtual me Parashqevi Simakun. Ai u shpreh se ka qenë shumë i emocionuar dhe i...

Lajme të tjera

Web TV