Autorët e dyshuar të atentatit të Ridvan Ramazanit alias Hyseni ditën e djeshme në Shkodër janë identifikuar nga policia.
Bëhet fjalë për Milkjor Gjokën i cili është arrestuar nga efektivët e policisë, ndërkohë që Duel dhe Hydajet Mehmetaj janë shpallur në kërkim.
Vëllezërit Mehmedaj janë nipa të Gëzim Mehmedajt që vrau efektivin e RENEA-s, Arben Ujka në vitin 1993.
Gjithashtu janë arrestuar edhe Marieta Gramshi dhe Blerim Mlloja, punonjës të karburantit pranë vendit ku ndodhi ngjarja nën akuzën e “Moskallëzimit të krimit”.
46-vjeçari u gjet i vrarë brenda makinës së tij tip “BMW” pranë një karburanti. Dyshohet se atentatorët qëlluan me armë automatik dhe pasi kanë ekzekutuar Hysenin janë larguar me motoçikletë.
Ridvan Hyseni (Ramazani) dhe të afërm të tij njihen si biznesmenë në fushën e turizmit. Ata kanë në pronësi të tyre lokale e hotele në plazhin e Velipojës dhe në Shirokë.
Në vitin 2008 është ekzekutuar edhe xhaxhai i 46-vjeçarit, Enver Hyseni (Ramazani). Ky i fundit asokohe 50 vjeç, baba i tre fëmijëve u vra teksa po drejtonte mjetin”Benz” ML në aksin rrugor Dajç-Darragjat./Bl.Ba/Fjala.al