Rama nxjerr videon, ja si Urgjenca Kombëtare asiston të sëmurën me Covid

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Kryeministri Rama ka postuar në profilin e tij në Facebook një video që tregon punën e përditshme të Urgjencës Kombëtare, që nga marrja e një telefonate, tek momenti kur mjekët shkojnë në banesë dhe asistojnë të sëmurët me Covid 19.

Rama thotë se ky shërbim është shëmbëlltyre e simotrave në Europë dhe gjen rastin t’i falenderojë për punën e tyre.

URGJENCA KOMBËTARE e Shqipërisë është sot një shembëlltyrë e simotrave në Europë dhe vetëm ta mendosh se çfarë do të kishte hequr ky popull, sikur largqoftë Armiku i Padukshëm të na kishte gjetur me autoambulancat rrangalle e me linjat fikse të telefonave të zinj të kohës së qepës, që ishin të vetmet mjete të urgjencës deri 7 vjet më parë, të rrëqethet mishi! #RESPEKT për ekipin fantastik të Urgjencës Kombëtare që në këtë kohë të mallkuar i gjendet pranë popullit 24 orë pa pushim dhe ka shpëtuar mijëra jetë, nën trysninë e dyfishtë të ofensivës së virusit vrastar e të baltës lehëse të atyre që luftojnë kundër nesh, teksa ne luftojmë me mish e me shpirt me Armikun e Padukshëm ”,- shkruan Rama.

Shefi i Urgjencës tha se që nga fillimi i pandemisë janë bërë mbi 623 mijë thirrje në urgjencë.  “Mbi 11 mijë vizita për COVID-19 janë realizuar në banesë.  Kur kam ardhur shërbimi i Urgjencës ishte i fragmentuar. Nuk kishim kapacitetin se sa njerëz kishin nevojë për njësi mjekësore”, u shpreh ai./Bl.Ba/Fjala.al

Të fundit

“Lufta mbaroi!”, Donald Trump njofton marrëveshjen e fundit Iran-Izrael

Donald Trump ka njoftuar arritjen e marrëveshjes së paqes mes Iranit dhe Izraelit. Postimi i plotë URIME TË GJITHËVE! Është rënë...

Ushtria e Napoleonit kalon lumin Neman, nis pushtimin katastrofik të Rusisë

24 qershor 1812 Më 24 qershor 1812, Napoleoni Bonaparte, Perandori i Francës, kaloi me rreth 600,000 trupa lumin Neman në kufirin perëndimor të Perandorisë Ruse,...

Horoskopi ditor, 24 Qershor 2025

Dashi Do jeni me te hapur se kurrë gjate kësaj dite dhe do provoni eksperienca te reja me atë qe keni ne krah. Do jeni...

Tërmeti “shkund” Tiranën dhe Durrësin, ja sa ishte magnituda

Lëkundje të forta tërmeti janë ndjerë në Tiranën dhe Durrësin në orët e para të mëngjesit të sotëm. Sipas të dhënave, magnituda ka qenë 4.4,...

Champions në Rrogozhinë, UEFA miraton stadiumin e Egnatias për Europën

UEFA ka miratuar kërkesën e Egnatias që ndeshjen e raundit të parë eliminator në Champions ta luajë në stadiumin e vet në Rrogozhinë. Ky...

Lajme të tjera

Web TV