Përmbytje të mëdha janë shënuar në Sardenja të Italisë, me shumë persona që rezultojnë tashmë të zhdukur.
Mediat italiane raportojnë se 3 persona kanë humbur jetën nga këta përmbytje, kurse të tjerë janë zhdukur. Dëmet në infrastrukturë janë po ashtu të konsiderueshme, me ura dhe rrugë të shkatërruara.
Autoritetet lokale shpallën gjendjen e emergjencës. Ekipe të Kryqit të Kuq kanë zbritur në terren për t’ju ardhur në ndihmë ekipeve të kërkim-shpëtimit.
Nuk është hera e parë që Italia preket nga përmbytjet. Edhe në vitet më herët, shteti italian ka pasur përmbytje dhe fatkeqësi të tjera natyrore.
Në një kohë që në Australi u shënua rekord, me natën më të nxehtë në histori, në Sardenja ka përmbytje, për shkak të shirave të fundit që kanë rënë në zonë.
Pa.Va/Fjala.al