“Plan për kthimin e rinisë në Shqipëri”, Basha bën premtimin para nënave të emigrantëve

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Kryedemokrati Lulzim Basha zhvilloi këtë paradite një takim me nënat shqiptare, që i kanë fëmijët e tyre në emigracion. Pasi dëgjoi historitë e nënave të emigrantëve, Basha deklaroi se qeveria e ardhshme ka një plan të qartë që të kthejë rininë në Shqipëri, duke i kthyer kështu shpresën vendit.

Ju falenderoj që u bëtë pjesë e këtij bashkëbisedimi, që ndatë historitë tuaja personale, duke i dëgjuar këto histori përjetoj edhe unë atë dhimbjen e vuajtje. Edhe unë jam prind, nuk e kam provuar se ç’do të thotë 6 vjet pa e parë fëmijën, por duke qenë prind e kuptoj se çfarë ndjenje është. Cila është arsyeja e kësaj dhimbjeje? Është largimi i të rinjve.

Cili është shkaku i largimit të tyre? Mungesa e shpresës, mungesa e perspektivës, mungesa e vendeve të punës. Dhe kjo është arsyeja pse ne kemi vendosur në krye të prioriteteve tona për qeverisjen e nesërme, kthimin e shpresës tek Shqipëria, me prioritet absolut vendet e punës, punësimin e në veçanti punësimin e rinisë”, u shpreh Basha.

Më tej ai shtoi se detyra e qeverisë së ardhshme është që t’ua bëjë sa më të lehtë dhe sa më të pranueshëm rikthimin në vendin e tyre, dhe ky është një tjetër prioritet sa i përket rinisë në veçanti dhe mbylljes së kësaj plage të emigracionit.

Qeveria e ardhshme do të sjellë me të njëjtat përgjegjësi, siç silleni ju ndaj familjes, qeveria e ardhshme do të sillet ndaj Shqipërisë, me të njëjtën përgjegjësi siç sillen prindërit shqiptarë ndaj fëmijëve të tyre. Kjo duhet dhe kjo krijon shpresë, sjell shpresë tek vendi, sjell besim tek investitorët. Pengesa e vetme janë politikat e gabuara dhe dështimet e kësaj qeverie, e cila mendon vetëm për veten e vet, nuk mendon për njerëzit.

Ju garantoj se do të bëj gjithçka që jo vetëm mos t’ju zhgënjejë, por t’i përmbush pritshmëritë tuaja dhe të gjithë nënave dhe grave dhe motrave dhe baballarëve, të prindërve tanë, që ta fusim Shqipërinë në një rrugë shprese, në një rrugë zhvillimi, në një rrugë punësimi për të gjithë, por në radhë të parë për ju”, iu premtoi Basha këtyre grave, që vuajnë peshën e emigracionit./Bl.Ba/Fjala.al

Të fundit

Popullsia e BE-së rritje rekord, migrimi drej Europës çon në 450 milionë banorë në 2024

Migrimi drejt Bashkimit Evropian ka çuar popullsinë e tij në një nivel rekord prej 450.4 milionë banorësh në vitin...

Trump viziton Teksasin pas përmbytjeve tragjike! Kritika të forta për menaxhimin e krizës

Presidenti i SHBA, Donald Trump, mbërriti pasditen e sotme në Teksas, shteti që është zhytur në zi pas përmbytjeve të 4 korrikut, ku humbën...

Aksioni në Theth/ Një person me 400-500 mijë euro ndërton në tokë të vet dhe s’merr leje

Anëtari i Këshillit Bashkiak të Tiranës, njëkohësisht Drejtori i Shërbimit Social në Tiranë, Alfred Muharremi, i ftuar në rubrikën “Opinion” në News24, për të...

“Zaptim vend e pa vend”/ Braçe ‘shpërthen’ ndaj Bashkisë së Tiranës

Aksioni për lirimin e hapësirave publike duhet të ishte bërë me kohë dhe Këshilli Bashkiak duhet të merrte vendime në interes të qytetarëve, jo...

Bitcoin thyen rekordin historik! Fuqia e kriptove ‘trondit’tregun, ja vlera që kapi

Bitcoin vazhdoi rritjen e tij herët të premten, duke arritur një rekord prej 118 mijë dollarësh. Kriptomonedha është rritur për dy ditë, duke tejkaluar nivelet...

Lajme të tjera

Web TV