Gazmend Oketa: Do anulojmë të gjitha kontratat e gabuara me koncesionarët

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Kritikat më të forta që ka bërë PD gjatë viteve të fundit ndaj qeverisë së Edi Ramës lidhet me koncesionet. Por çfarë do bëjë PD nëse vjen në pushtet me koncesionarët? Kësaj pyetje i jep përgjigje në emisionin HARD TALK NGA ROLAND QAFOKU Gazmend Oketa, anëtari i Këshillit Kombëtar të kësaj partie. Ai deklaron se PD do anulojë të gjitha kontratat që kanë probleme që nisin nga që firmat fituesi, çfarë përfaqësojnë ato. Këtu do futet në funksion ligji antimafia dhe nëse do vërehen parregullsi do anulohen. Kjo do bëhet me qëllimin që forcat koncesionare të mos fitojnë gjyqe që të marrin  dëmshpërblim në arkën e shtetit.

-Çfarë do bëjë PD nëse do vijë në pushtet lidhur me koncesionet? Sepse ato janë me kontrata.

-Absolutisht ato janë kontrata me shtetin dhe absolutisht këtyre kontratave opozita shqiptare dhe PD i ka paraprirë së pari duke bërë publike qëndrimet që ajo do mbajë kur të vijë në pushtet, me të ashtëquajturin ligji antimafia, të gjitha ato kontrata do kalojnë në sitë, dhe për sa kohë do të vërtetohen qoftë burimet financiare të atyre që janë përfshirë në këto kontrata, qoftë mënyrat si janë hartuar ato kontrata, nëse janë të paligjshme ato kontrata do të anulohen. Do të anulohen duke mos i shkaktuar dëm buxhetit të shtetit siç po ndodh me çështjet që janë në Strasburg të cilat janë për shkak të zotit Rama. Unë po e theksoj që do ketë një procedurë ligjore e cila do të bëjë të mundur që gjithë ato kontrata të cilat janë të dyshimta, të gjitha ato kompani të cilat e kanë filluar me 1 mijë lekë të vjetra dhe pastaj kanë ndërtuar inceneratorë, me paratë e shqiptarëve me vlerë miliona euro, aty ka plot elementë që mund të evidentohen dhe duke respektuar procedurat ligjore, për të mos penalizuar buxhetin e shtetit me vendime gjyqësore, absolutisht do ndërtohet një strategji e tillë, e deklaruar që në krye të herës nga PD.

 

Lexo edhe :  Drejtoresha e AMF: Pensionet private,mundësi për të ardhura shtesë dhe më shumë mirëqënie

 

Të fundit

Lirohet nga detyra prefekti i qarkut të Kukësit, ja kush e zëvendëson (EMRI)

Prefekti i Kukësit, Agron Geca është liruar nga detyra e tij si përfaqësues i kryeministrit në Kukës. Në mbledhjen e...

Frika nga tërmetet në Santorini, largohet 2/3 e popullsisë

Dy të tretat e 16,000 banorëve të Santorinit janë larguar pas lëkundjeve sizmike të vazhdueshme që kanë tronditur ishullin për 13 ditë, duke vazhduar...

Si ta provoni telefonin inteligjent Android nga vjedhjet me tre veçori të reja

Shpesh, në gjysmë të rrugës mes naivit dhe romantikës, ne ende e quajmë atë një "celular", sikur funksioni kryesor i shoqëruesit tonë (gjithashtu) besnik...

Cilët janë faktorët që kanë rënduar skemën e pensioneve?

Kryeministri Rama ka njoftuar sot reformimin e skemës së pensioneve, në përpjekje për të rritur pensionet, “teksa kolapsi i vitit 2014”, siç ai e...

“Trump s’ka kohë për mua”, Berisha pranon se non grata “do kohë të hiqet”

Udhëtimi i pari jashti shtetit pas shumë kohësh duket se ka rimbushur me energji Sali Berishën. “Udhëtimi im, drejt Berlinit ishte udhëtim drejt fitores. Presim...

Lajme të tjera

Web TV