Mblidhet grupi i ekspertëve CDC/ Ja cilët do të vaksinohen të parët kundër Covid-19

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Anëtarët e një komisioni këshillimor të Qendrave amerikane për Kontrollin dhe Parandalimin e Sëmundjeve u takuan të martën për të përcaktuar se cilat kategori duhet të vaksinohet fillimisht kundër koronavirusit, me miratimin përfundimtar të vaksinës nga autoritetet.

Komisioni Këshillimor i CDC-së për Praktikat e Imunizimit dëshiron të informojë publikun në lidhje me rekomandimin e tij përpara se të shpallet një vendim nga Administrata e Ushqimit dhe Barnave (FDA), i tha të martën kryetari i komisionit Dr. Jose Romero rrjetit televiziv CNN.

FDA-ja po shqyrton një kërkesë të kompanisë Pfizer për dhënien e autorizimit për përdorimin e vaksinës së saj kundër COVID-19. Kompania tjetër amerikane Moderna njoftoi të hënën se ka aplikuar gjithashtu për të marrë një autorizim për përdorimin e vaksinës së saj.

CDC-ja ka rekomanduar tashmë që punonjësit e shëndetësisë, që punojnë në vijën e parë të frontit dhe personeli i tyre ndihmës të marrin dozat e para të vaksinave. CDC-ja gjithashtu tha se banorët e shtëpive të të moshuarve dhe institucioneve të tjera të kujdesit afatgjatë duhet të jenë ndër të parët që të vaksinohen.

Disa orë pas njoftimit të kompanisë Moderna, Sekretari i Shëndetësisë dhe Shërbimeve Njerëzore Alex Azar tha se agjencia do të njoftojë vendimin rreth një javë pas vendimit lidhur me aplikimin e Pfizer-it.

Dr. Larry Corey i universitetit të Uashingtonit, i cili udhëheq provat klinike mbi vaksinat në SHBA, ka thënë se pasi të miratohen vaksinat e kompanive Pfizer e Moderna, ato mund të prodhojnë 50 milionë doza në janar.

Komisionit këshillimor mblidhet një ditë pasi në SHBA u raportuan rreth 139 mijë raste të reja me koronavirus dhe 826 vdekje, sipas Universitetit Johns Hopkins.

Prej muajsh SHBA vazhdon të udhëheqë botën për nga numri i infektimeve me koronavirus, me më shumë se 13.5 milionë raste nga totali prej 63.3 milionë rastesh në të gjithë botën. Që nga fillimi i pandemisë në SHBA kanë vdekur mbi 268 mijë njerëz si pasojë e COVID-19-s, të dhëna këto të universitetit Johns Hopkins, që raporton 1.47 milionë vdekje në të gjithë botën./ VOA

Lexo edhe :  Si mund të kundërpërgjigjet Irani

Pa.Va/Fjala.al

Të fundit

A do ta përfundojë tani Trump edhe luftën në Gaza? Zbulohet plani me 5 pika

Teksa lufta 12-ditore mes Izraelit dhe Iranit ka përfunduar, duket se SHBA dhe Izraeli janë dakordësuar për një plan...

Millosheviç dorëzohet në Hagë: Ish-presidenti i Jugosllavisë përballet me drejtësinë

28 qershor 2001 Më 28 qershor 2001, ish-presidenti i Jugosllavisë, Slobodan Millosheviq, u dorëzua zyrtarisht autoriteteve të Gjykatës Penale Ndërkombëtare për ish-Jugosllavinë (ICTY) në Hagë,...

Shqipëria nuk hesht! 6 përballje të Ramës që bënë jehonë ndërkombëtare

Nga Brukseli në Londër, nga Athina në Beograd, nga Tirana në Strasburg – Edi Rama nuk ka qenë kurrë një politikan që flet me...

A doni ta shikoni ëndrrën tuaj si një film? Inteligjenca Artificiale po e bën të mundur

Një kompani holandeze krijoi një pajisje “Do it yourself” që ilustron atë që përdoruesit panë në ëndrrat e tyre natën e kaluar. Kompania thotë se...

Grusht shteti në Honduras: Presidenti Zelaya rrëzohet nga pushteti

28 qershor 2009 Më 28 qershor 2009, presidenti i Hondurasit, Manuel Zelaya, u rrëzua nga një grusht shteti ushtarak, duke shënuar fillimin e një krize...

Lajme të tjera

Web TV