Ushqimet më të shëndetshme të stinës që nuk duhet të mungojnë në tryezë

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Në muajin dhjetor edhe ushqimet na duket sikur marrin ngjyra festive. Dhe nuk mund po flasim për gjelin e detit të mbushur e të pjekur mirë, përsheshin karakteristik apo sallatërat e shumta që servirin amvisat shqiptare.

Por ne duhet të kujdesemi për shëndetin tonë dhe ne ju sugjerojmë një listë me produktet që duhet të jenë pjesë e tryezave tuaja gjatë këtij muaji.

Brokoli

Gjysmën e vitit, nga muaji dhjetor në muajin maj, ju mund të zgjidhni mënyra të ndryshme për të gatuar këtë “super ushqim”. Brokoli ka pak kalori dhe është tejet i pasur në vitamina e minerale si dhe shumë fibra dhe përmban vitaminat K,C, acidin folik, kaliumin dhe  fibra dhe ka në përmbajtje edhe beta-karoten e cila ka veti anti-kancerogjene. Brokoli përmban edhe fibra, të cilat ndihmojnë sistemin tretës dhe ndikojnë në uljen e sasisë së kolesterolit në gjak. Ndërkohë që acidi folik që brokoli përmban është i nevojshëm për prodhimin e qelizave të reja në trup.

Lulelakra

Lulelakra prodhohet nga muaji dhjetor deri në muajin maj,  ju mund të konsumoni lulelakër të freskët, pasi vlerat ushqyese të saj janë të shumta. Por mos e teproni, pasi konsumi në sasi shumë të mëdha, shkakton fryrje të barkut. Lulelakra është e pasur me vitaminë C, K, B-6 dhe acid folik. kalcium, hekur, magnez, fosfor. Ajo është e pasur me shumë fibra dhe ujë dhe ndihmon në sëmundjet e aparatit tretës dhe në parandalimin e sëmundjeve kardiovaskulare dhe diabetit. Një tjetër përbërës i lulelakrës, kolina, ndihmon në forcimin e memories, të muskujve, si dhe ndihmon me problemet e gjumit.

Arrat dhe lajthitë

Këto fruta të thata janë një element kryesor në kuzhinë, njësoj si mielli apo gjalpi. Pavarësisht se arrat dhe lajthitë i kemi gjatë të gjithë vitit, gjatë sezonit të tyre ato kanë një shije unike.  Ato mund t’i shijoni siç janë ose mund t’i përdorni në ëmbëlsira apo gatime të tjera. Do t’i japin më shumë shije dhe aromë ushqimit tuaj./Bl.Ba/Fjala.al

Të fundit

Analiza/ Çfarë do të thotë njohja e Palestinës nga Franca?

Emmanuel Macron e njoftoi vendimin vonë në mbrëmje në X (24.07). Në një postim të gjatë, presidenti francez deklaroi...

Situata e vështirë me zjarret/ BE në ndihmë Shqipërisë, dërgon avion zjarrfikës Canadair

Në kuadër të Mekanizmit të Mbrojtjes Civile të Bashkimit Europian, një avion zjarrfikës Canadair është nisur nga Italia dhe do të angazhohet në operacionet...

Reperi i njohur shqiptar: Gratë kanë marrë kot, ja ç’më tha njëra në parkim

Reperi i njohur shqiptar, Getoar Selimi, tregoi një moment të pakëndshëm që i ka ndodhur së fundmi në një parking, ku pati një debat me...

Polonia në alarm: Rusia do na sulmojë në vitin 2027

Evropa dhe Polonia duhet të jenë të përgatitura për një konflikt të mundshëm të madh me Rusinë që në vitin 2027. Alarmin e ka...

Pikat ushqimore të Izraelit nuk janë vetëm kurthe vdekjeje, janë alibi për urinë në Gaza

Nga Alex de Waal Kur uria masive kaplon një shoqëri, ndodh diçka e rrallë dhe e tmerrshme. Uria nuk është vetëm një fenomen biologjik, kur...

Lajme të tjera

Web TV