Gega fiton ndeshjen e jetës, mposht COVID-19 dhe rikthehet në Tiranë

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Trajneri i Kukësit Skënder Gega kthehet sot në Shqipëri. Tekniku i nënkampionëve të vendit ka lënë sot klinikën “BHT” në Turqi pasi analizat e fundit mjekësore treguan përmirësim të ndjeshëm. Lajmi u dha nga klubi verilindor në faqen zyrtare.

Trajneri Skënder Gega ka lënë sot spitalin! Duke parë ecurinë pozitive, efektin dhe rezultatet pozitive të terapisë, doktorët kanë dalë në konkluzion dhe falë progresit pozitiv që ka qenë shumë i shpejtë duke rregulluar të gjitha parametrat, është lejuar të fluturojë drejt Tiranës.

Gega mbërrin sot në Rinas në gjendje shumë të mirë shëndetësore dhe shumë shpejt do t’i bashkohet ekipit. Gega u kurua në BHT Clinic dhe doktori specialist që e ndoqi me shumë përkushtim ishte shqiptari Gersi Alisha. Në emër të klubit të Kukësit e falënderojmë. Welcome back Gega!”, thuhet në njoftim.

57-vjeçari u kurua prej disa ditësh në Turqi për shkak të komplikemeve që i shkaktoi koronavirusi. Falë terapive mjekësore dhe kujdesit të vazhdueshëm, ai kaloi pjesën më serioze të koronavirusit.

Gega orientoi skuadrën drejt fitores ndaj Vllaznisë 2-4 ditën e diel duke dhënë direktiva për stafin teknik dhe lojtarët./ Bl.Ba/Fjala.al

Të fundit

Trump kritikon kryebashkiakun e Londrës: Ka bërë një punë të tmerrshme

Presidenti i Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Donald Trump gjatë një konference të përbashkët me kryeministrin britanik, Keir Starmer,...

Radhë kilometrike kamionësh në kufirin Shqipëri-Kosovë

Një radhë e gjatë kilometrike e kamionëve të tonazhit të rëndë është krijuar pasditen e së hënës në aksin Bardhoc–Vermicë, në rrugën Morinë–Kukës, me...

Dhuna ndaj kamarierit në Vlorë, publikohet videoja e plotë

Kanë dalë pamjet e rrahjes së oficerit të policisë (ish-shefit të Rrugores në Vlorë), Arjan Isufit, pasi ky i fundit, sëbashku me një mikun...

Kosova pret Kushtetuesen për zgjidhjen e ngërçit në Parlament

Sipas vendimit aktual, deri më 8 gusht Kuvendi nuk ka të drejtë të mblidhet, pasi paraprakisht kishte konsumuar 54 herë mundësinë për të konstituuar...

Newcastle ndryshon sërish çmimin e kartonit të Alexander Isak

Duke parë interesin e shtuar të Liverpool, që kërkon transferimin e Alexander Isak, Newcastle ka ndryshuar çmimin e kartonit të sulmuesit suedez. “Qymyrxhinjtë” nuk...

Lajme të tjera

Web TV