Anxhela Peristeri mirënjohje për Veliaj: Ndryshimin e Tiranës e kam parë me sy

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Në një takim me 100 të rinj online, këngëtarja Anxhela Peristeri ka shprehur mbështetje për punën e Kryetarit të Bashkisë Tiranë Erion Veliaj, duke u shprehur se si banore e Tiranës ndryshimet i ka parë personalisht.

Vitet e fundit kam parë edhe unë ndryshimet që janë bërë në Tiranë. Jam fokusuar te ndryshimet e bëra në fushën e artit më shumë, duke qenë se jam artiste. Kjo sallë e Liceut Artistik ku unë kam studiuar nuk ka qenë kështu. Nuk kemi qenë në kushte kaq komode. Të përgëzoj,” tha Peristeri.

Anxhela Peristeri shprehu mirënjohje ndaj Kryetarit të Bashkisë së Tiranës edhe për projekte të tjera në art dhe fusha të tjera.

Teatri i Operas është bërë një mrekulli. Por përveç investimeve në fushën e artit, unë nuk do lija pa përmendur projekte të tjera që i kam parë me sytë e mi si Kalaja e Tiranës apo Parku i Liqenit ku unë shkoj,” u shpreh këngëtarja.

Peristeri nuk i kurseu fjalët mbështetëse, ajo shtoi se ishte bërë punë edhe në mbështetje të të rinjve. “Ke bërë një punë të mrekullueshme me Tiranën dhe unë do të të mbështes gjithmonë” th ajo.

Në takimin lidhur me problematikat dhe pritshmëritë e të rinjve, vetë Veliaj u shpreh i kënaqur që shumë prej tyre kishin treguar pjekuri dhe solidaritet gjatë dy krizave të fundit me të cilat është përballur qyteti./Bl.Ba/Fjala.al

Të fundit

Shqiptarët kthehen nga Britania e Madhe, marrin 1200 paundë nga qeveria

Një azilkërkues i ri me një bluzë me kapuç blu u ul dhe deklaroi me një theks të rëndë...

Bisedat mes Franc Çopjas dhe Ervis Çelës zbulojnë metodat e trafikimit të armëve

Nanda e drejtuar nga Franc Çopja dhe Ervis Çela, e njohur për trafikun e kokainës nga Amerika Latine drejt Evropës, sipas përgjimeve të publikuara...

Mali i Zi i befason të gjithë: rezervon një vend, fle diku tjetër

“Ky lloj turizmi mund të reklamohet si një lojë surprizash - rezervoni dhe pastaj hamendësoni se ku do të flini”. Kështu e përshkruan Milloshi...

Pse milionerët po dynden drejt Dubait?

Pasanikët po dynden drejt Dubait në numër rekord, të tërhequr nga qyteti në shkretëtirë që ka politikë të zero taksave mbi të ardhurat dhe...

Policia Kufitare bllokon 26 mjete lundruese nga Komani në Ksamil

Policia Kufitare dhe ajo Detare po vijojnë monitorimin intensiv të hapësirës detare, liqenore dhe lumore, me qëllim rritjen e parametrave të sigurisë. Gjatë kësaj jave,...

Lajme të tjera

Web TV