Ekspertët e shëndetit publik bëjnë thirrje kundra lehtësimit të masave për fundvit

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Brukseli u ka bërë thirrje shteteve europiane të mos lehtësojnë masat e vendosura kundra koronavirusit. Megjithatë, vendet po përparojnë me planet e tyre për të lehtësuar kufizimet përpara pushimeve të dimrit.

Ekspertët e shëndetit publik janë shprehur se kjo mendësi mund të rezultojë një gabim i madh, me rritje të rasteve dhe ndoshta me një valë të tretë pandemie.

Pavarësisht masave për t’u lehtësuar, autoritetet shëndetësore thonë se kërcënimi i përhapjes së mëtejshme të virusit mbetet po aq i rrezikshëm, veçanërisht me shumë spitale dhe sisteme shëndetësore të mbingarkuara. Harta e Qendrës Europiane për Parandalimin dhe Kontrollin e Sëmundjeve tregon akoma gati në të gjithë kontinentin një të kuqe alarmante të thellë. Masat lehtësuese duket se janë një mënyrë për rikthimin e valës në janar.

Presidentja e Komisionit Ursula von der Leyen u është lutur udhëheqësve të BE që të mos përsërisin gabimet e verës së kaluar dhe vjeshtës së hershme, kur rihapjet e parakohshme çuan në një valë të dytë shumë më të madhe se e para. Pavarësisht nga të gjitha këto lutje, kryeqytetet edhe një herë po veprojnë sipas mënyrës së tyre.

Dhe pavarësisht premtimeve të përsëritura nga zyrtarët kombëtarë të BE për të ndarë ekspertizën shkencore dhe për të koordinuar politikat, vendet po vendosin kufij të ndryshëm në kontaktet ndërpersonale për pushimet. Polonia thotë se do të lejojë vetëm anëtarët e familjes së ngushtë të festojnë së bashku Krishtlindjet. Gjermania ka thënë se do të lejojë 10 njerëz nga familje të ndryshme të takohen. Vendet ende nuk e kanë harmonizuar kohën e rekomanduar për karantinim ose vetë-izolim pas një rreziku të mundshëm të kontaktit. /Re.D/Fjala.al

Të fundit

“B-21 Raider”, fantazma e re amerikane që mund të bombardojë Pekinin

Emri i tij është B-21 Raider dhe është bombarduesi i parë strategjik i projektuar nga e para, prej Shteteve...

1945 – San Francisko, Nënshkruhet Karta e Kombeve të Bashkuara

Më 26 qershor 1945, në përfundim të Konferencës së San Franciskos, përfaqësues nga 50 vende aleate që kishin luftuar kundër Fuqive të Boshtit gjatë...

“Nuk e quajta baba”, Sekretari i Përgjithshëm i NATO-s sqaron komentet për Trump

Sekretari i Përgjithshëm i NATO-s, Mark Rutte, mohoi se e ka quajtur Presidentin Donald Trump “baba” në një intervistë ekskluzive me Reuters. Rutte shpjegoi se...

Pesë pikat kryesore/ Çfarë u mësua nga samiti i NATO-s?

Samiti i NATO-s, i mbajtur në Hagë, ishte një nga ngjarjet më të rëndësishme të 32 vendeve anëtare të aleancës dhe konsiderohet si më...

Berlin 1963: Fjalimi i Kenedit “Ich bin ein Berliner”, një simbol i Luftës së Ftohtë

26 qershor 1963 Më 26 qershor 1963, gjatë një vizite historike në Berlinin Perëndimor, Presidenti i Shteteve të Bashkuara, John F. Kennedy, mbajti një nga...

Lajme të tjera

Web TV