Pandemia/ Florida përgatitet për shpërndarjen e vaksinës

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Një kompani e kujdesit shëndetësor në Florida thotë se është gati për shpërndarjen e një vaksine të koronavirusit, sapo ajo të vihet në dispozicion. Vaksinat kandidate të kompanisë Pfizer dhe Moderna janë në pritje të miratimit të qeverisë amerikane për përdorim emergjent.

Kompania Jackson e kujdesit shëndetësor që vepron në Qarkun Miami-Dade të Floridës, thotë se do të jetë një nga rrjetet e para që do të marrë vaksinën Pfizer, kur të miratohet nga Administrata e Ushqimit dhe e Barnave.

“Jackson është një sistem i madh shëndetësor në Qarkun Miami-Dade dhe kemi gjithashtu një spital. Ne u përzgjodhëm për shkak të numrit të rasteve me covid dhe se kemi aftësinë të shpërndajmë një numër të madh vaksinash për mjaft punonjës dhe më vonë për pacientët e komunitetit tonë,” thotë Venessa Goodnow, kryefarmaciste në sistemin shëndetësor Jackson Health.

Vaksina e firmës Pfizer përdor metodën e sinjalizuesit RNA për të aktivizuar sistemin imunitar kundër virusit dhe duhet të ruhet në temperaturën minus 70 gradë Celsius ose më ulët.

Personeli i kompanisë Jackson tregon me krenari sistemin e ftohjes që ata kanë tashmë gati për të ruajtur vaksinën.

“E presim vaksinën nga mesi i dhjetorit,” thotë kryefarmacistja e kompanisë Jackson Venessa Goodnow. “Jemi gati t’ua japim vaksinën punonjësve tanë për ata që zgjedhin të vaksinohen. Plani ynë është që së pari, vaksinën ta marrin punonjësit me rrezik të lartë dhe më pas të gjithë punonjësit që janë të interesuar”, thotë zonja Goodnow.

Qarku Miami-Dade është goditur veçanërisht rëndë nga COVID-19. Që nga e hëna qarku ka patur 230,000 infeksione, me gati 4,000 vdekje, sipas gazetës New York Times.

Pas tetë muajsh kufizime dhe mbyllje biznesesh për shkak të pandemisë, amerikanët janë në pritje të vaksinave të prodhuara nga kompanitë Pfizer dhe Moderna, të cilat janë në proces miratimi për përdorim emergjent.

Lexo edhe :  Netanjahu niset në Uashington: Trump mund të riformojë Lindjen e Mesme

“Të dhënat fillestare duken shumë premtuese, dy vaksinat e para që priten të dalin shfaqin mbi 90 përqind efikasitet. Me këtë aftësi vaksinimi, ne do të mund të mbrohemi nga Covidi dhe kjo do të na lejojë ta hedhim vështrimin përpara”, thotë zonja Goodnow.

Rezultatet përfundimtare të provave për vaksinën kandidate të firmës Pfizer treguan se ajo kishte një sukses prej 95% dhe pa efekte anësore serioze.

Të fundit

Temperaturat, disa gradë nën zero! Ja si parashikohet moti për 5 ditët e ardhshme

Pas disa ditësh me mot me kthjellime e temperatura gati pranverore mbi vendin tonë pritet depërtimi i masave ajrore...

Çdo mjet i parkuar gabim do bllokohet/ Monitorim i shtuar i akseve rrugore

Arben Bakalli me detyre komandant trafiku pranë komisariatit të qarkullimit rrugor në Tiranë thotë për mikrofonin e ABC News se është hartuar një plan...

Shkak, plakja dhe shtimi i sëmundjeve, gjatë vitit 2024 u importuan 28.2 mld lekë barna

Plakja e popullsisë që po shoqërohet me shtim të sëmundjeve nga njëra anë dhe kthimi i vëmendjes si kurrë më parë te shëndeti si...

1200 kredi të buta për familjet e pastreha, të prekurit nga tërmeti me banesa më cilësore

Janë 1200 familje të pastreha në kryeqytet që do të kenë mundësi të përfitojnë subvencionim të interesave të kredisë për blerjen e një banese....

SPAK s’duhet të hetojë blerjen e popullit, por shitjen e opozitës

Nga Kreshnik Spahiu Komike ….. 4 politikanë të hetuar nga SPAK do numërojnë votat e popullit? Evolucioni i vjedhjes së votës në Shqipëri ka pësuar cikle...

Lajme të tjera

Web TV