Politekniku ‘vishet’ me ngjyrat e flamurit të Emirateve Arabe, Rama: Mik dhe partner i veçantë në kohë sfiduese për shqiptarët

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Godina e Universitetit Politeknik të Tiranës është veshur mbrëmjen e sotme me ngjyrat e flamurit të Emirateve të Bashkuara Arabe, si shenjë solidariteti pasi Emiratet e Bashkuara Arabe festojnë sot 49-vjetorin e pavarësinë dhe ndihmës për rindërtimin e 2000 banesave në Durrës, pas tërmeti tragjik.

Kryeministri Edi Rama ka falenderuar Emiratet e Bashkuara Arabe për ndihmën dhe bashkëpunimi, duke i cilësuar si mik dhe partner të veçantë, që u është gjetur pranë shqiptarëve në kohë sfiduese.

“Shqipëria nderon me shumë respekt Ditën e Emirateve të Bashkuara Arabe, një mik dhe partner i veçantë në kohë shumë sfiduese për popullin shqiptar. Ne kurrë nuk do ta harrojmë atë që bëri Emiratet e Bashkuara Arabe për ne në vitin 1999 gjatë luftës së Kosovës, si dhe pas tërmetit të vitit 2019! Zoti i bekoftë njerëzit e Emirateve të Bashkuara Arabe”, shkruan Rama.

Vetëm pak ditë pasi kulla më e lartë në Dubai Kulla Burj Khalifa u ngjyros kuq e zi, më 28 Nëntor, për 108-vjetorin e Pavarësisë.

Të fundit

Rezidencat qeveritare do kthehen në hotele luksoze, kompanitë fituese kalojnë në Fazën 2

Plani për kthimin e rezidencave qeveritare në Vlorë dhe Velipojë në hotele luksoze markë ndërkombëtare ka bërë një hap...

Kryemadhi: Unë do të jepja jetën e jo më votën për Ilir Metën

Pikërisht në ditën ku divorci nga Ilir Meta u bë zyrtar, Monika Kryemadhi ka bërë thirrje që të gjithë të bashkohen në fushatën hapëse...

Mbërrin në Shëngjin “Libra” me 40 emigrantë, anija i dhurohet Shqipërisë

Anija italiane Libra, me 40 emigrantë në bord, ka mbërritur në Portin e Shëngjinit pasditen e të premtes. Pas zbarkimit të emigrantëve, anija do...

Autori i shkruajti letër falje familjes së Ilaria Sulës, babai i saj: Nuk pranohet

Babai i Ilaria Sulës ka thënë, në një intervistë për mediat italiane, ka deklaruar se nuk e pranon faljen e 23-vjeçarit. Ndërkohë, edhe nëna...

Lufta e tarifave, Dollari amerikan bie në nivelin më të ulët ndaj euros që nga viti 2022

Dollari amerikan ra sot në nivelin e tij më të ulët ndaj euros në pak më shumë se tre vjet, pasi lufta tregtare SHBA-Kinë...

Lajme të tjera

Web TV